TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kastrati: Dorëheqja e Mehajt u bë më së paku për arsye familjare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kastrati: Dorëheqja e Mehajt u bë më së paku për arsye familjare

Armend Mehaj, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, derisa ka thënë se nga ky post është larguar për arsye familjare.

Por, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha se dorëheqja e sotme e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes është bërë më së paku për arsye familjare.

“Unë uroj që të jetë për arsye familjare, por personalisht nuk besoj absolutisht, sepse Mehaj është një ushtarak dhe ushtarakët nuk dorëzohen sa i përket plotësimit të misionit. Mirëpo, këtu ka rrethana tjera, duhet t’ia lëmë kohës, koha do e tregojë të vetën, por më së paku mendoj që ka qenë arsye familjare që ministri Mehaj e ka ndërprerë para kohës mandatin e tij”, deklaroi Kastrati në emisionin “Ditari”.

Kastrati ka thënë se për dallim nga pjesa tjetër e Qeverisë Kurti, Mehaj ka dëshmuar partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka atë e ka falënderuar sot edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

“Mbi të gjitha, kjo qeveri do të mbahet mend për prishjen e raporteve me partnerët ndërkombëtar në aspektin politik. Mirëpo, Mehaj përkundrazi i ka ngritur raportet me ta. Ambasadori amerikan e ka dhënë mesazhin e qartë se Mehaj ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer ashtu siç e kanë dëshiruar partnerët tanë strategjikë”, theksoi Kastrati në Tëvë1.

Madje, ish-komandanti i FSK-së, vlerësoi që Mehaj ka qenë dikasteri i vetëm në Qeverinë Kurti që ka treguar rezultate, ka bërë punë të mirë, e madje ka avancuar Ministrinë e Mbrojtjes e Ushtrinë e Kosovës. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën