TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kasapolli: Veprimet e partive politike pas vendimit të Speciales janë absurditet, askush nuk e di çfarë po bën

by teve1
13 minuta ago
0
A A
Kasapolli: Veprimet e partive politike pas vendimit të Speciales janë absurditet, askush nuk e di çfarë po bën

Ish-ambasadori Gëzim Kasapolli i ka cilësuar si absurde veprimet e partive politike në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shpallur më 16 shtator.

Duke folur në emisionin “Ditari”, Kasapolli ka kritikuar mënyrën se si partitë politike po e trajtojnë çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se situata është komplikuar pa ndonjë arsye të qartë.

Ai ka thënë se asnjëra nga partitë politike nuk e ka të qartë se çfarë po bën, ndërsa ka theksuar se energjitë politike dhe shoqërore duhet të përqendrohen te procesi i apelit dhe sfidimi i vendimit të gjykatës.

“E gjitha që ka ndodhur pas 16 shtatorit, pas shpalljes së vendimit në Hagë, është absurditet në vetvete. Askush, as PDK-ja, as VV-ja, askush në këtë kastë politike nuk e ka të qartë e as nuk e di se çfarë po bën”, ka deklaruar Kasapolli.

Ai ka shtuar se kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara për rishqyrtim vetëm sa e ka komplikuar situatën, ndërsa ka theksuar se çështja duhet të trajtohet përtej fatit individual të katër të akuzuarve.

Sipas Kasapollit, bëhet fjalë për një proces që, siç u shpreh ai, prek shtetin e Kosovës, UÇK-në dhe vetë pavarësinë e vendit.

“Ne këtu kemi të bëjmë me një proces që po na e gjykon shtetin, UÇK-në dhe pavarësinë tonë. Pikërisht ky është ai konsensusi ynë shoqëror, i cili duhet të orientohet drejt sfidimit të asaj se çfarë ka thënë vendimi i gjykatës, e jo nga vetëkënaqësia jonë se a po mund t’i falim ata apo a po mund t’ua zbusim dënimin”, ka thënë ai.

Kasapolli ka vlerësuar se kjo çështje është shumë më e madhe sesa katër ish-krerët e UÇK-së, duke kritikuar pritshmëritë e krijuara ndër vite se ata do të ktheheshin të lirë nga Haga.

Ai ka përmendur edhe deklaratën e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka cilësuar procesin si politik dhe jo drejtësi, duke theksuar se Kosova duhet të reflektojë për mënyrën se si e ka trajtuar këtë proces gjatë gjashtë viteve të fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ligji për Specialen ngec në Kuvend, përgatitet një projektligj i ri – miratimi kërkon kohë

Ligji për Specialen ngec në Kuvend, përgatitet një projektligj i ri – miratimi kërkon kohë

​Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

​Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

Bie çmimi global i naftës

​Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, tregon kryetari i shoqatës së naftëtarëve

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

Ligji për Specialen ngec në Kuvend, përgatitet një projektligj i ri – miratimi kërkon kohë

Ligji për Specialen ngec në Kuvend, përgatitet një projektligj i ri – miratimi kërkon kohë

Kasapolli: Veprimet e partive politike pas vendimit të Speciales janë absurditet, askush nuk e di çfarë po bën

Kasapolli: Veprimet e partive politike pas vendimit të Speciales janë absurditet, askush nuk e di çfarë po bën

​Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

​Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

Kryeministri i Katarit takohet me zyrtarë amerikanë në Uashington, diskutojnë paqen rajonale

Kryeministri i Katarit takohet me zyrtarë amerikanë në Uashington, diskutojnë paqen rajonale

Bie çmimi global i naftës

​Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, tregon kryetari i shoqatës së naftëtarëve

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane

Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën