TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kaq është numri i personave të larguar nga Kosova deri në vitin 2023 sipas GAP-it

nga TËVË 1
30 Prill, 2025
1
A A
​Kaq është numri i personave të larguar nga Kosova deri në vitin 2023 sipas GAP-it

Tregu i punës në Kosovë do të vazhdojë të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive.

Kështu ka bërë me dije raporti i institutit GAP “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”.

“Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit, ndërkaq numri i shtetasve shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona”, thuhet në raportin e institutit GAP.

Një pjesë e personave të cilët po emigrojnë nga Kosova thuhet se janë nga fuqia punëtore aktive, çka po ndikon në rritjen e kërkesës në vend për punëtorë vendas dhe të huaj.

“Në vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) në Kosovë lëshoi gjithsej 8,293 leje-qëndrime për shtetas të huaj, prej tyre, 3,974 për arsye të punësimit. Shumica e këtyre imigrantëve janë me origjinë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi, Filipinet dhe shtetet tjera të Azisë. Megjithatë, mbi gjysma e këtyre lejeve të lëshuara janë vazhdimësi e viteve paraprake. Si rrjedhojë, bilanci i emigrimit mbetet shumë më i lartë se i imigrimit dhe punëtorët e huaj nuk e mbulojnë mungesën e krijuar në tregun e punës”, thuhet tutje në këtë raport.

Sipas raportit, zgjidhja më e qëndrueshme për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë është rritja e përfshirjes në treg e personave që i takojnë moshës së punës por që aktualisht nuk janë aktivë në treg (të cilët nuk janë duke punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë).

“Kosova ka shkallën më të lartë të jo-aktivitetit në Ballkanin Perëndimor: nga rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm 461 mijë persona (43%) janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 613 mijë persona (57%) janë jo-aktivë. Nga personat jo-aktivë, 66% janë gra dhe 34% janë burra, që nënkupton se veçmas pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës mbetet sfidë serioze. Kosova radhitet e para në Evropë dhe e pesta në nivel botëror për pjesëmarrjen më të ulët të grave në treg të punës. Po ashtu, 78 mijë të rinj (30%) nuk janë të angazhuar në arsim, punë apo trajnim (NEET), një përqindje shumë më e lartë se mesatarja e BE-së (9.9%) dhe më e larta në rajon”, thuhet tutje.

Sektorët më të prekur nga mungesa e fuqisë punëtore sipas këtij raporti janë ndërtimtaria, tregtia me shumicë dhe pakicë, gastronomia dhe hoteleria, dhe prodhimi, nga të cilët edhe prirja për të emigruar është më e lartë, shkruan KP.

Shumica e pozitave të punës në këta sektorë nuk kërkojnë kualifikime të larta, sipas raportit por përfshijnë detyra të cilat mund të mësohen brenda një periudhe të shkurtër duke sugjeruar se fuqia joaktive vendore do të mund të plotësonte këto kërkesa.

“Raporti ofron disa rekomandime dhe masa të cilat synojnë të përmirësojnë përfshirjen e fuqisë punëtore jo-aktive në tregun e punës, si: trajnime për avancimin e njohurive dhe përfshirjen më të lehtë në tregun e punës; mbështetje për rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në tregun e punës; forcimin e rolit të Agjencisë së Punësimit; si dhe mbështetje për teknologjitë inovative dhe avancimi i shkathtësive në fushën e energjisë së pastër”, thuhet në raportin e institutit GAP.

Gjetjet e raportit u prezantuan në kuadër të diskutimit të Forumit të Platformës për Dialog Publiko-Privat të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI) mbi zhvillimin e fuqisë punëtore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Auto Draft

Mungesa e infrastrukturës, fëmijë me aftësi të kufizuar mbesin jashtë bankave shkollore

Auto Draft

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X