TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, kalon te Frankfurti nga Hoffenheimi

nga tëvë1
23 Prill, 2025
0
A A
Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, kalon te Frankfurti nga Hoffenheimi

Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Erëleta Memeti ka nënshkruar me ekipin gjerman Eintracht Frankfurt.

25-vjeçarja ishte pjesë e TSG Hoffenheim dhe ka nënshkruar një kontratë me SGE deri më 30 qershor 2027.

Erëleta, i kaloi tri vitet e fundit me TSG Hoffenheim, duke luajtur gjithsej 100 ndeshje në Bundesliga, ku ka shënuar 23 gola – përveç kësaj, ajo ka realizuar dhjetë gola në 16 ndeshje të Kupës gjermane, derisa në çerekfinale shënoi golin vendimtar kundër Wolfsburgut.

Sulmuesja energjike ka përfaqësuar Gjermaninë nga U16 deri në U20, por që nga viti 2019, Memeti vendosi të luajë për kombëtaren e Kosovës, të cilën tashmë e drejton si kapiten.
Dy vjet më parë, ajo u shpall Futbollistja e Vitit në Kosovë.

Për aventurën e re, Erëleta Memeti për faqen zyrtare të klubit nga Frankfurtit ka thënë se Eintrachti është një klub i nivelit të lartë.

“Stili i lojës dhe ideja e skuadrës së Niko Arnautis janë pikërisht në përputhje me stilin tim të shpejtë dhe dinamik. Jam e bindur se mund të ndihmoj skuadrën me cilësitë e mia. Qëllimi im është të luaj në majë të ligës dhe të sfidoj seriozisht Wolfsburgun dhe Bayernin. Jam shumë e emocionuar që nga vera do të jem pjesë e këtij klubi ambicioz“, ka thënë Memeti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Evropiani i volejbollisteve në Prishtinë, një grup në Kosovë, një tjetër në Shqipëri

Evropiani i volejbollisteve në Prishtinë, një grup në Kosovë, një tjetër në Shqipëri

Miqësorja e dytë e Kosovës, mbyllet pa fitues me Estoninë

Miqësorja e dytë e Kosovës, mbyllet pa fitues me Estoninë

Wimbledon nis me befasi të mëdha që në raundin e parë

Wimbledon nis me befasi të mëdha që në raundin e parë

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X