TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kapën ‘mat’ dy biznese në Prishtinë duke vjedhur rrymë

Punëtorët e KEDS-it bashkë me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, zhvilluan një aksion kundër keqpërdorimit të energjisë elektrike. Nga tri biznese, në dy prej tyre u pa se është vjedhur rrymë.

by Albiona Hajdari
1 vit ago
10 1
A A

Mëngjesin e së martës, punëtorët e KEDS-it u panë në teren.

Në shoqërimin e tyre është edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Cak i tyre janë bizneset që dyshohet se po keqpërdorin energjinë elektrike.

E në një të tillë hasën qysh në ndalesën e parë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Për këtë u morën masa menjëherë.

E biznesi në fjalë nuk shpëtoi pa gjobë.

Ndërsa edhe në biznesin afër tregut të gjelbër u has në keqpërdorime.

Kjo pasi këtu u ndal rryma, por jo edhe pajisjet për ngrohje.

Prandaj edhe ndaj këtij biznesi u shqiptua gjoba.

E punë më shumë iu doli në një hotel në rrugën Maliq Pashë Gjinolli.

Por pavarësisht kërkimeve, në këtë vend u pa se gjithçka është në rregull.

“Në dy raste prej këtyre të triave u vërtetua se konsumatorët komercial po e keqpërdornin energjinë elektrike. Pra konsumatorët kishin bërë lidhje direkt me rrjet duke e anashkaluar njehsorin, që nënkupton se energjia elektrike që futej në rrjet, respektivisht në ato biznese nuk faturohej fare”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it.

Keqpërdorime të energjisë elektrike janë hasur me mijëra në Kosovë.

“KEDS-i ka intensifikuar aksionet kundër keqpërdorimit të energjisë elektrike. Vetëm vitin e kaluar psh janë realizuar mbi 96 mijë kontrolle anë e mbanë Kosovës, prej të cilave diku afër 5400 kanë rezultuar se janë keqpërdorime të energjisë elektrike”, ka thënë Krasniqi.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, vjedhja e energjisë elektrike cilësohet si vjedhje e shërbimeve, çka sipas Kodit Penal është e dënueshëme me gjobë dhe deri në tre vjet burgim.

Tags: BiznesetKedsvjedhja e rrymes
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

SHBA-të miratojnë shitjen e naftës iraniane që është tashmë në tranzit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën