Njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
Gjatë kontrollit të automjetit, drejtuesi, shtetas i Serbisë, u kap me 275 copë pajisje elektronike për avullim (VEP/cigare elektronike) për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt.
Mallrat e sekuestruara përfshinin: CROWN Bar – 50 copë, VOZOL – 125 copë dhe AIRMEZ Fox – 100 copë
Rasti është iniciuar si “kontrabandim me mallra, ndërsa produktet i janë proceduar doganës për veprimet e mëtejshme.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme duke riafirmuar vendosmërinë për të vepruar me efikasitet në parandalimin dhe luftimin e tyre”, theksohet në fund të njoftimit.







