Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër.
Rasti ka ndodhur të hënën në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 16.05.2024 – NN. Më 20.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kanosur dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/