Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij me thikë, pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Sipas Policisë, ne konsultim me prokurorin, palët pasi janë intervistuar, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti, pas një mosmarrëveshje me viktimën f/k-bashkëshorten e tij, të njëjtën e ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë. Në konsultim me prokurorin, palët pasi janë intervistuar, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./teve1.info/