TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kampioni e pëson edhe nga Peja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kampioni e pëson edhe nga Peja

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, nuk di për fitore në këtë edicion të Superligë. Ylli të dielën mbrëma pësoi humbjen e tretë rresht. Pësoi në “Karagaçi” nga Peja me rezultatin 73:57.

Për Pejën është fitorja e tretë rresht. Vetëm fitore pas tri xhirove të para ka edhe Trepça. Ylli e nisi mirë ndeshjen dhe çerekun e parë e fitoi 21:11. Madje kishte epërsi prej 15 pikëve, 21:6.

Në çerekun e dytë epërsia e Yllit u zvogëlua. Pas 20 minutave lojë rezultati ishte 30:24 në të mirë të ekipit mysafir. Peja vazhdoi rikthimin edhe në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 25:19. Në fund të periudhës së tretë kaloi në epërsi 49:47 dhe më nuk u ndalë. Periudha e katërt u takoi plotësisht pejanëve, 24:8, që kishin përkrahje të madhe nga tribunat. Palestra në Pejë ishte gati e mbushur me shikues.

Qendra Bradly Waldow ishte më i miri te Peja me 15 pikë e 13 kërcime. Isiah Umipig i kishte 15 pikë e katër asistime. Rodney Purvis shtoi 13 pikë, ndërsa Jalen Tate i kishte 12 pikë. Prej vendorëve më efikasi ishte Arti Hajdari me 10 pikë.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Henrik Shirko me 16 pikë e tetë kërcime. Ardit Pepaj i shtoi 11 pikë e tetë kërcime, ndërsa Ismet Sejfiq realizoi nëntë pikë e pesë kërcime. Suharekasit i kishin plot 22 topa të humbur. Trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq, sërish nuk ka mundur të llogarit në kapitenin Gëzim Morina dhe Malcolm Armstedin, që janë të lënduar. Ylli pos në Superligë ka pësuar humbje edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. U ndal në ndeshjen e parë nga Benfica, kampionia e Portugalisë. Në Superligë, Ylli ka pësuar fillimisht nga Rahoveci e më pas në shtëpi nga Sigal Prishtina. Ndërkohë Peja ka fituar ndaj Prishtinës dhe Ponte Prizrenit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

FFK-ja publikon orarin e javës së 27-të, duele vendimtare në Superligë

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq

Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve

Prokuroria nis hetimet për foshnjen e gjetur në mbeturina në Prishtinë

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për masat ndaj produkteve bazë në treg të destabilizuar

Mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për masat ndaj produkteve bazë në treg të destabilizuar

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët gjatë ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën