TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi: Refuzimi i vizitës së Sveçlës në Luginë dëshmon urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kamberi thotë se është i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera shqiptare në Luginë

Deputeti shqiptar në Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi ka reaguar pasi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nuk iu lejua vizita zyrtare në Luginë.

Kamberi tha se vizitat e tilla nuk janë vetëm të nevojshme, por sipas tij, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike.

Derisa theksoi se ky refuzim nga ana e Serbisë dëshmon se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!

“Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare! Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

“Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi  jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë” shtoi Kamberi në Facebook.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vizita e tij në Luginën e Preshevës është refuzuar pa asnjë arsye dhe shpjegim nga autoritetet serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka shkruar se vizita ishte planifikuar të bëhej me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nvezad Lutfiu, derisa ka shtuar se ishte planifikuar edhe një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellur agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në zyrën ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës.

Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye shpjegim”, ka shkruar Sveçla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit me katër vjet burg

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Aktakuzë për vrasjen e vitit 2015 në Prizren, Prokuroria Speciale akuzon një person

Me lot në sy, pronarja e shtëpisë së shembur në rrugën A: U detyruam të largohemi para një viti e gjysmë, kërkojmë përgjegjësi nga Komuna

Me lot në sy, pronarja e shtëpisë së shembur në rrugën A: U detyruam të largohemi para një viti e gjysmë, kërkojmë përgjegjësi nga Komuna

Jahjaga përuron muralin “Çast” në Gjakovë: Simbol kujtese dhe nderimi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Më 18 dhe 19 korrik mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike

Më 18 dhe 19 korrik mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike

​Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të identifikimit elektronik

​Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të identifikimit elektronik

Aktakuzë ndaj një burri për dhunim të bashkëshortes në Pejë, ngarkohet edhe me vepra të tjera penale

Aktakuzë ndaj një burri për dhunim të bashkëshortes në Pejë, ngarkohet edhe me vepra të tjera penale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën