Kjo paradë, e cila është mbajtur për të shënuar themelimin e forcave të armatosura, ka vënë në pah edhe raketat e ndaluara balistike.
Në muajin mars, Koreja Veriore ka testuar raketën e saj më të madhe balistike.
Viti 2017 ka qenë hera e fundit kur verikoreanët kanë bërë diçka të tillë.
Ky veprim është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një mori sanksionesh ndaj verikoreanëve pas këtij testimi.
Raketat balistike kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore dhe të arrijnë të distanca shumë të largëta./REL