Skuadra e Juventusit po insiston në transferimin e mbrojtësit Kalidou Koulibaly këtë verë, përcjell “Tuttosport” të martën.
Bëhet e ditur se Juventusi prej javës së ardhshme do t’i fillojë negociatat intensive me Chelsean në lidhje me transferimin e senegalezit. Koulibaly është i gatshëm të rikthehet në Serie A pas një edicioni te Chelsea, dhe Juventusi pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.
Te Chelsea nuk kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e 31-vjeçarit dhe gjatë verës do t’i dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë për shërbimet e tij.
Koulibaly verën e shkuar iu bashkua Chelseat nga Napoli dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2026. Në edicionin e tij të parë, Koulibaly ka regjistruar 32 paraqitje, ku ka kontribuar edhe me 2 gola e 1 asistim.