Skuadra e Juventusit po sfidon Manchester Unitedin për shërbimet e mesfushorit Morten Hjulmand, i cili është pjesë e Sportingut të Lisbonës.
Mësohet se Juventusi ka bërë ofertë zyrtare për danezin, që është kapiten i Sportingut dhe ka kontratë deri në vitin 2028.
Sikurse Manchester Unitedi ashtu edhe Juventusi ka ofruar 40 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh.
Hjulmand ka kohë që po monitorohet nga Juventusi, ekip që po e sheh si zëvendësim ideal për Douglas Luizin pasi braziliani do të largohet këtë verë nga skuadra italiane.
Hjulmand prej vitit 2023 është pjesë e Sportingut, ndërsa në Itali ka luajtur dy sezone për Leccen përpara se të transferohet në Portugali.