TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ai ka folur për dy ankesat e tij të dërguara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë refuzuar, duke theksuar se vendimi nuk trajtoi aspak thelbin e problematikave që ai ngriti.

“Arsyetimi i PZAP-së është thjesht formal dhe nuk merr në konsideratë çështjen thelbësore që unë kam ngritur. Ankesa e parë lidhet me faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 23 mijë e 232 pako me fletëvotime pas afatit ligjor të përcaktuar me ligjin për zgjedhjet. Kjo ka cenuar pa barazi votuesit dhe ka cenuar të drejtën e qytetarëve për një votë të barabartë. Nuk kontestova votat që erdhën brenda afatit ligjor sepse këto janë të drejta të qytetarëve, por nuk mund të lejohet që KQZ-ja të shtyjë procesin e votimit për një komunë të caktuar deri në mesnatë apo mëngjes, kur ligji qartë përcakton që kutitë e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në 19:00. Çdo veprim tjetër është jashtë ligjit dhe cenon barazinë e votës së qytetarëve,” tha Haxhiu duke shpjeguar detajet e problemit.

Ai vazhdoi të sqarojë se PZAP nuk u mor me aspekte thelbësore të çështjes, por e trajtoi ankesën vetëm nga një këndvështrim teknik.

“Unë e lexova arsyetimin e PZAP-së dhe vura re se ata kanë dhënë vetëm një arsyetim formal, pa u marrë me thelbin e çështjes. Ata fokusohen vetëm tek numërimi teknik i votave nga KQZ-ja, pa e shqyrtuar se a ka pasur manipulime apo shkelje gjatë pranimit të votave me post. Në fakt, kjo duhet të ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria për të garantuar transparencën e procesit dhe për të siguruar që votat e qytetarëve nuk janë prekur në mënyrë të paligjshme. Përkundrazi, PZAP-ja duket se nuk ka dashur të trajtojë këtë problem dhe ka lejuar që vendimi i KQZ-së të kalojë pa u shqyrtuar thellësisht. Në këtë mënyrë, vendimi duket më shumë si një shërbim për pushtetin sesa një zbatim i drejtë i ligjit,” theksoi Haxhiu.

Ankesa e dytë që ai ka ngritur lidhet me ndërlidhjen e numrit të votave me caktimin e deputetëve sipas kuotës gjinore, një çështje që sipas tij ka cenuar barazinë e votës.

“Barazia e votës është e garantuar me Kushtetutë, çdo qytetar ka të drejtë të votojë dhe vota e tij duhet të ketë të njëjtën peshë. Megjithatë, përmes aplikimit të masës afirmative për kuotën gjinore prej 30%, u favorizuan deputetë që kanë marrë më pak vota se unë. Për shembull, unë jam zgjedhur me 21 mijë e 520 vota, por nuk bëhem deputet, ndërsa një tjetër kandidat me vetëm 9 mijë e 200 vota e merr mandatin, vetëm për shkak të gjinisë. Kjo tregon qartë se gara për barazi gjinore nuk është zbatuar drejt që nga fillimi dhe se vota e qytetarëve të mi nuk është respektuar si duhet. Me këtë mënyrë të llogaritjes, qytetarët nuk marrin të njëjtën barazi në votë dhe deputetë që kanë fituar më pak vota përfitojnë padrejtësisht,” shpjegoi Haxhiu me detaje.

Ai përfundoi duke theksuar se refuzimi i ankesave nga PZAP nuk është veç një vendim teknik, por një mënyrë për t’i shmangur trajtimit të problemeve reale që ndikojnë drejtpërdrejt në barazinë e qytetarëve dhe në procesin demokratik.

“PZAP-ja nuk ka dashur të merret me thelbin e çështjes. Ata trajtuan vetëm aspektin formal dhe sipërfaqësor, duke e lejuar që vendimi i KQZ-së të mos shqyrtohet në mënyrë të plotë dhe duke penguar zbatimin e drejtësisë zgjedhore,” përfundoi Haxhiu.

Tags: ankesabekim haxhiuPZAPTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkon dënimin e 13 të akuzuarve për bixhoz dhe vepra të tjera – mbrojtja lirimin e tyre

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën