TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës e ka dënuar ashpër vjedhjen e votave nga kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, duke e cilësuar këtë veprim si të gabuar dhe të pajustifikueshëm.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haxhiu ka thënë se vjedhja e votave nuk ka asnjë arsyetim për asnjë subjekt politik apo individ që ka ndërhyrë në kutitë e votimit dhe ka devijuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar se një veprim i tillë ka pasoja zinxhirore, pasi sipas tij jo vetëm që e ul besimin e qytetarëve për të dalë në zgjedhje, por vë në pikëpyetje edhe kredibilitetin e deputetëve.

“Nuk po flas vetëm për emra të veçantë, por po e kontestoj dhe kundërshtoj krejt procesin. Kushdo që ka prekur një votë ka gabuar dhe duhet ta marrë dënimin e merituar. Qoftë ai që ia ka vjedhur dikujt 10 vota apo 1 mijë vota, kjo mbetet hajni dhe nuk ka asnjë arsyetim”, është shprehur Haxhiu.

Sipas tij, përgjegjësi për këtë situatë mban edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili, siç tha ai, ka dështuar ta monitorojë procesin zgjedhor në qendrat komunale të votimit.

“Po të mos ishin ankesat, ky proces do të kishte mbetur i heshtur. Nuk dua t’i amnistoj ata që kanë bërë veprime të gabuara, por përgjegjësia është edhe te ata që kanë për detyrë të monitorojnë procesin. Nuk amnistohet asnjë anëtar i KQZ-së dhe asnjë nga ata që kanë qenë në udhëheqje në qendrat komunale të votimit”, ka theksuar ai.

Haxhiu ka shtuar se është detyrë e KQZ-së që procesin e numërimit të votave të mos ia besojë më askujt, duke nënvizuar se kjo çështje mund të rregullohet përmes një sistemi digjital, siç aplikohet edhe në vende të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Turqia dhe Pakistani dërgojnë trupa në Arabinë Saudite, ndërsa luftimet në Jemen përshkallëzohen

Turqia dhe Pakistani dërgojnë trupa në Arabinë Saudite, ndërsa luftimet në Jemen përshkallëzohen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Vetëvendosje përgjegjëse për situatën e krijuar

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rizgjedhjen e Spancës

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Fiorentina monitoron Hysajn

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Rahoveci 029 nuk di për fitore në Superligë

Rahoveci 029 nuk di për fitore në Superligë

Shqipëria mbyll përgatitjet për San Marinon

Maran ndryshon formacionin ndaj San Marinos

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rizgjedhjen e Spancës

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rizgjedhjen e Spancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën