Juventusi ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi në Bergamo tek Atalanta, në takimin e vlefshëm për javën e 34-të në Serie A, derisa triumfoi 0:2 ndaj Atalantës në Gewiss Stadium”.
Talenti 19-vjer i “Bianconeri” Iling Junior shënoi golin e parë në minutën e 56-të. Për golin e dytë dhe të epilogut final u përkujdes sulmuesi Vlahovic në çastet e fundit të ndeshjes.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Juventusin kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të edicionit.
Me këto tri pikë, Juventusi e rrëzon Lazion dhe i merr vendin e dytë në renditjen tabelore.
Juve ka 66 pikë në vendin e dytë, dy më shumë se Lazio dhe tri me tepër se Interi. Atalanta mbetet e gjashta me 58 pikë të grumbulluara.