TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Jemi fsheh pas njerëzve të vrarë” – Rrëfim për Masakrën e Dubravës

Një gjurmë të njërës prej masakrave më të mëdha në luftën e fundit në Kosovë, Sadik Zeqiri e ka ende në trupin e tij. Ai tregon se si i mbijetoi masakrës së Dubravës, përkundër plagëve të marra.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
1 0
A A

Brenda qelive, të burgosurit shqiptarë panë tmerrin me sy 26 vite më parë.

Mbi 100 burra mbetën të vrarë në burgun e Dubravës, e qindra të tjerë të plagosur u bënë dëshmitarë të një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit që ende jehon në kujtesën tonë kolektive.

Të freskëta, kujtimet e masakrës i ka i mbijetuari, Sadik Zeqiri.

Ai thotë që për ta kryer këtë akt ushtarët serbë të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, të burgosurit i kishin rreshtuar para tyre.

“Na kanë thanë që të rreshtohemi, që të marrim ndonjë informacion nga ta se ku do të na transferojnë. Kur ne kemi fillu me u rreshtu, ata kanë dalë mbi muri dhe na kanë vra me një distancë prej 15-20 metrave”, ka thënë Zeqiri.

Sadik Zeqiri, tregon se për t’i mbijetuar këtyre sulmeve, u është dashur që të fshihen edhe pas trupave të pajetë.

“Jemi fsheh edhe pas njerëzve të vrarë, vetëm e vetëm që të shpëtojmë jetën tonë. Ka pasë raste kur ata snajperistët serbë, e kanë vrarë njeriun e vrarë për me goditë plumbi edhe të gjallin që ka qenë i fshehur pas”, tha tutje Sadik Zeqiri.

Përkundër plagëve, fatmirësisht Zeqiri mbijetoi.

“Unë aty jam plagos, një pjesë të plumbit e kam ende në bark. ….. Pas luftës kam shkuar në Amerikë dhe në pikat e kontrollit në aeroport, jepke sinjal që kam diçka në trup”,është shprehur Zeqiri.

Për të plagosurit e të maltretuarit e tjerë dhe për të vrarët e kësaj maskare, Zeqiri kërkon që të vihet në vend drejtësia.

“Është mirë që gjithë ajo listë prej 197 serbëvë, gardianëve, drejtuesëve të burgut e të tjerë, të dënohen, edhe pse nuk janë në Kosovë. Të dënohen në mungesë dhe t’iu vështirësohet jeta dhe lëvizja e tyre, sepse ne kemi vuajtur. Ne nuk jemi për hakmarrje, por drejtësia le ta thotë fjalën e vet”, ka përfunduar Zeqiri.

Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.

Masakra e Dubravës ka ndodhur nga 19 maji deri më 24 maj të vitit 1999, ku që nga paslufta përkujtohet për çdo 22 maj, datë kur janë vrarë më së shumti të burgosur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Fëmija goditet nga vetura, Policia jep detajet

Murati: Për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive

Rritet asistenca sociale për 20 për qind – Murati paralajmëron masa të reja për pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Policia harton planin operativ për zgjedhjet lokale

​Kosova pa votim të hershëm për policët, mjekët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave

Hysaj “një këmbë” larg rekordit të Lorik Canës

Shqipëria ka kundër historinë ndaj Serbisë, ka fituar vetëm në ndeshjen e “dronit”

Shqipëria ka kundër historinë ndaj Serbisë, ka fituar vetëm në ndeshjen e “dronit”

“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes

“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën