TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Javën e ardhshme nis numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
​Javën e ardhshme nis numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht

Numërimi i votave për deputetë dhe rinumërimi i votave për subjektet politike tanimë ka përfunduar, megjithatë mbetet numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, numërimi i të cilave pritet të nis në javën e ardhshme.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it, se pas përfundimit të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit, materialet zgjedhore të vendvotimeve, ku bëjnë pjesë edhe lista e votuesve në të cilën janë nënshkruar qytetarët që kanë votuar, dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku edhe do të bëhet skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në 2,533 vendvotime të rregullta në ditën e zgjedhjeve.

“Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”, tha ai.

Elezi ka dhënë detaje sa i përketë vlerësimit të votave të diasporës, pas të cilit pritet të nis numërimi.

“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 21 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 54,409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51,140 ndërkaq janë refuzuar 3,269. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj. Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14,306 pako me fletëvotime. Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha ai.

Derisa, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat sipas Elezit, do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Vizitat në qendrën e paraburgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, vazhdojnë kufizimet

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

34 ditë afat për presidentin, Osmani kërkon nga deputetët që “urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim”

Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kg duhan në Prishtinë

Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kg duhan në Prishtinë

“Këndi i Debatit” 25.03.2026

“Këndi i Debatit” 25.03.2026

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Vizitat në qendrën e paraburgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, vazhdojnë kufizimet

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

34 ditë afat për presidentin, Osmani kërkon nga deputetët që “urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim”

Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kg duhan në Prishtinë

Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kg duhan në Prishtinë

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, do të kthehen cent më cent

Abdixhiku: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit mbetet te LVV-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën