Mesfushori Ardon Jashari pritet të kthehet në formacionin startues te skuadra e Milanit për duelin e radhës, kanë raportuar mediumet italiane.
Pasi nuk u aktivizua fare në fitoret ndaj Cremoneses dhe Interit, Jashari do të luajë prej minutës së parë kundër Lazios.
Mësohet se Jashari është më i favorizuar për të startuar në këtë ndeshje sesa Samuele Ricci, në mungesë të francezit Adrien Rabiot.
Jashari ka tetë paraqitje në Serie A këtë sezon, ku e ka bërë edhe një asistim kurse Milanit iu bashkua vitin e shkuar nga Brugge për 40 milionë euro.
Ndeshja Lazio – Milan, do të luhet të dielën prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së 29-të në Serie A të Italisë.










