Analisti politik, Shemsi Jashari ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për siç ka thënë ai dështim të qeverisjes.
Ai ka thënë se kjo qeveri nuk ka pasur zgjidhje për problemet në fushat kryesore të jetës.
“Kjo qeveri është mirë që e ka përfundu mandatin deri në fund. Katër vite janë të mjaftueshme më tregu që di apo jo me qeverisë. Kjo qeveri e drejtuar nga z. Kurti ka tregu që nuk di me qeverisë. Ka treguar që nuk ka përgjigje për problemet në ekonomi, arsim s’ka dije dhe përgjigje me avansu sistemin e drejtësisë, por përkundër është sulmuar nga Kurti dhe ministrja Haxhiu”, ka thënë Jashari në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.