TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Forcat izraelite nisën zjarr artilerie dhe sulme ajrore në disa zona të Rripit të Gazës herët të enjten, duke shënuar një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit.

Dëshmitarët i thanë Anadolu-t se artileria dhe avionët izraelitë shënjestruan lagjen al-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës, ndërsa zjarr shtesë artilerie goditi zonat lindore të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore.

Në Gazën jugore, automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr në lindje të Khan Younis, sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga burimi.

Sulmet ndodhën në zonat e Rripit të Gazës ku forcat izraelite mbeten të dislokuara.

Nuk janë konfirmuar menjëherë raportime për viktima apo dëme materiale.

Të mërkurën, I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Steve Ëitkoff, njoftoi nisjen e fazës së dytë të planit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza me krijimin e një administrate teknokratike palestineze në enklavë.

Palestinezët e kanë akuzuar Izraelin për shkelje të përsëritur të armëpushimit që i dha fund luftës shkatërruese të Izraelit, e cila ka vrarë më shumë se 71,400 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – dhe ka plagosur mbi 171,000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gati 450 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 1,200 janë plagosur në sulmet izraelite që kur armëpushimi hyri në fuqi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Haxhiu: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së, bëra përpjekje maksimale që të gjejmë konsensus

Haxhiu: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së, bëra përpjekje maksimale që të gjejmë konsensus

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, Tahiri: Temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, Tahiri: Temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia realizon dy ekstradime ndërkombëtare të suksesshme

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën