TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli godet Spitalin Naseer në Gaza: 19 persona të vrarë, mes tyre katër gazetarë në detyrë

by teve1
1 vit ago
2
A A
Izraeli godet Spitalin Naseer në Gaza: 19 persona të vrarë, mes tyre katër gazetarë në detyrë

Një sulm ajror izraelit ka goditur Kompleksin Mjekësor Nasser në Khan Younis mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar viktima të shumta, përfshirë katër gazetarë dhe një punonjës shpëtimi.

Sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të vrarëve nga sulmet ka arritur në të paktën 19 persona.

Sipas dëshmitarëve në terren, një dron izraelit me eksploziv goditi fillimisht çatinë e spitalit, duke vrarë një gazetar në vend. Menjëherë pas sulmit fillestar, ndërsa punonjësit e shpëtimit, gazetarët dhe qytetarët po përpiqeshin të ndihmonin të plagosurit dhe të dokumentonin ngjarjen, një sulm ajror i dytë goditi zonën, duke shkaktuar edhe më shumë viktima.

Mes të vrarëve janë: Mohammed Salama, gazetar i Al Jazeera-s, Hossam al-Masri, kameraman i agjencisë së lajmeve Reuters, Moaz Abu Taha, gazetar i rrjetit NBC, Mariam Abu Daqqa, e identifikuar si gazetare e pavarur fillimisht.

Një zyrtar i Associated Press ka konfirmuar se gazetarja Mariam Abu Daqqa, ishte punësuar nga agjencia amerikane e shtypit.

Sipas Reuters, transmetimi i drejtpërdrejtë nga Spitali Nasser, i cili po realizohej nga kameramani al-Masri, u ndërpre papritur në momentin e goditjes së parë, duke treguar qartë momentin e sulmit.

Deri tani, as ushtria izraelite dhe as zyra e kryeministrit të Izraelit nuk kanë dhënë ndonjë koment mbi incidentin.

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës njoftoi se numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës në tetor 2023 ka arritur në të paktën 244.

DEIR AL-BALAH, Gaza Strip (@AP) — Multiple journalists killed by Israeli strikes on Nasser Hospital, including freelance journalist who worked for AP.

— Jon Gambrell | جون (@jongambrellAP) August 25, 2025

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Ditari: 23.10.2026

Ditari: 23.10.2026

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Portieri italian i Serie A pajiset me pasaportë shqiptare, mund të luajë për kombëtaren kuqezi

Portieri italian i Serie A pajiset me pasaportë shqiptare, mund të luajë për kombëtaren kuqezi

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku: Për t’u hequr çdo mëdyshje në Ligjin për Specialen, i dhamë edhe katër javë kohë

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

​Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për ndarjet buxhetore 2026

Betohen 515 ushtarë të rinj të Kosovës

Betohen 515 ushtarë të rinj të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën