TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Isufi: Persona të Vuçiqit qëndruan afër vendvotimeve në veri – ndikimi i Listës Serbe ende i rrezikshëm

by TËVË 1
5 muaj ago
2
A A
Isufi: Persona të Vuçiqit qëndruan afër vendvotimeve në veri – ndikimi i Listës Serbe ende i rrezikshëm

Gazetari i Tëvë1, Venhar Isufi, ka bërë publike pamje dhe informacione të reja lidhur me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai njoftoi se persona të lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq kanë qëndruar afër qendrave të votimit për të ndikuar në votuesit serbë.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Isufi deklaroi se ata persona ishin ish-pjesëtarë e Policisë së Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2021.

“Kemi siguruar pamje të ish-policëve që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2021. Ata kanë qëndruar afër qendrave të vendvotimeve të dielën. Kjo tregon se këta persona janë të dërguar nga Vuçiq. Ndikimi i tij përmes Listës Serbe është shumë i rrezikshëm, pasi këta individë ende janë nën trysninë e strukturave politike serbe”, tha Isufi.

Gazetari shtoi se, përveç pamjeve, ekipi i Tëvë1 ka siguruar edhe informacione për financime të dyshimta që lidhen me organizata serbe që operojnë në veri.

“Shoqata e Kolashinëve, e cila vjen nga Novi Pazari dhe ka seli edhe në Zubin Potok, ka financuar aktivitetet e Listës Serbe. Përmes saj janë dërguar fonde për të organizuar transportin e serbëve me autobusë drejt qendrave të votimit”, ka theksuar Isufi.

Ai bëri të ditur se, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit festimet e Listës Serbe pas mbylljes së votimeve ishin dukshëm më të zbehta.

“Kanë qenë vetëm 7–8 vetura që kanë dalë në shesh, rreth bustit të Car Lazarit, për të festuar rezultatin”, tha ai.

Lista Serbe, e cila vepron si degë politike e mbështetur nga qeveria e Serbisë, ka qenë për vite me radhë forca dominuese në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Autoritetet kosovare dhe organizatat ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për ndërhyrjen e Beogradit në proceset zgjedhore dhe për presionin e ushtruar ndaj qytetarëve serbë për të mbështetur Listën Serbe. /teve1.info/

 

Tags: Lista SerbeTeve1Venhar Isufi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën