Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli ka vazhduar me paraqitjet e mira te skuadra e Empolit në fillim të këtij sezoni në Serie A.
Pas paraqitjes së mirë në barazimin pa gola me Juventusin, Ismajli pati një ndeshje tjetër të mirë në fitoren e Empolit 2:0 në udhëtim te Cagliari vikendin e shkuar.
E kjo paraqitje e mirë e Ismjalit, ka bërë që 27-vjeçari të zë vend në formacionin më të mirë të javës së 5-t të kampionatit italian.
Ismajli është ndër më të vlerësuarit në 11-shen e Serie A me notën 8.3 dhe shqiptari i vetëm që ka zënë vend në këtë ekip.
Ai është ndër tre lojtarët e Empolit në formacionin e javës, në të cilin janë përfshirë edhe Federico Di Marco i Interit, Tijani Reijnders i Milanit e Paulo Dybala i Romës.
Ismajli këtë sezon ka pesë ndeshje të luajtura në Serie A, ndërsa Empoli aktualisht zë vendin e pestë në tabelë me 9 pikë të mbledhura.