Ardian Ismajli pritet ti mungoj vetëm një ndeshje skuadrës së Empolit pas lëndimit që e pësoi ndaj Lecces vikendin e shkuar.
Ismajli pësoi lëndim muskulor dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 21-të, ndërsa Empoli pësoi në shtëpi me rezultatin 3:1.
Mësohet se lëndimi i Ismajlit nuk është serioz, dhe se mbrojtësi pritet të rikthehet në fushë këtë vikend.
Megjithatë, Empoli do të jetë pa Ismajlin për duelin me Interin që e luan të dielën, përpara se 28-vjeçari të jetë gati për ndeshjen me Bolognan që luhet më 25 janar.
Ismajli këtë sezon ka qenë i padiskutueshëm tek Empoli dhe ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ku ka regjistruar 20 paraqitje.