TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ismaili: Rregullorja e BQK-së nuk ka ndaluar drejtpërdrejt asnjë valutë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ismaili: Rregullorja e BQK-së nuk ka ndaluar drejtpërdrejt asnjë valutë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Ahmet Ismaili tha se Rregullorja e BQK-së për para të gatshme, e cila ka ngjallur në disa reagime, është miratuar me qëllim të sigurimit të integritetit dhe përmirësimit të sistemit financiar të Kosovës.

Guvernatori thotë se BQK-ja i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë (BKS) ku konfirmon gatishmërinë e tyre për të gjetur zgjidhje në interesin më të mirë të qytetarëve.

“Nuk ka nevojë që politika të merret me Bankën Qendrore as në Kosovë e as në Serbi, ne kemi institucionet tona. Unë pata rastin të informoj personalisht guvernatorin e Bankës Qendrore të Serbisë në një bisedë shumë të mirë në Frankfurt ku ishim bashkë në një takim vitin e kaluar në Bankën Qendrore Evropiane (ECB). Nuk shoh ndonjë dallim mes nesh sa i përket aspektit profesional dhe nuk shoh ndonjë pengesë pse ata të mos bashkëpunojnë në interes të qytetarëve tanë. Nëse politikanët qëndrojnë jashtë atij domeni, dhe ndoshta janë mësuar të ndërhyjnë, por nëse qëndrojnë jashtë, jam i sigurt se do të arrinim të zgjidhim çdo çështje që është në interes të vendit tonë. Kanë mjaft temat e tyre, por nëse do të mbetet në dorën e politikanëve të vendosin për sistemin financiar të një vendi, tashmë mund të them se ky sistem nuk do të ketë perspektivë. Jo se politikanët janë njerëz të këqij, por nuk janë bërë për atë qëllim, ata kanë punën e tyre, ne kemi tonën”, thotë Ismaili për emisionin ‘Slobodno Srpski’.

Ai tha se nuk është ndaluar dinari, por si mjet pagese është vetëm euro. Rregullorja e BQK-së në vetvete nuk ka ndaluar drejtpërdrejt asnjë valutë, madje as dinarin, i cili, sipas tij, ka status të njëjtë me valutat e tjera jo euro.

“Nëse do të ndalonim dinarin, do të duhej të ndalonim edhe paundin, frangun dhe dollarin. Në fakt, ato nuk janë të ndaluara, thjesht përcaktohet se vetëm një monedhë e vetme shërben si mjet pagese, si instrument pagese dhe ajo është euro. Të gjitha monedhat e tjera, përfshirë dinarin, lejohen të jenë në pronësi. Pra, çdo serb nga Kosova nuk e shkel ligjin kur ka dinarë në xhep, është zgjedhje e tij, ai ka të drejtë të shkojë t’i konvertojë në një institucion të licencuar, ose euro në dinarë ose dinarë në euro, ai ka të drejtën për të pasur llogari bankare të kursimit, nëse banka e ofron në dinarë”, thotë Ismaili dhe pohon se Rregullorja në asnjë nen të saj nuk e ndalon marrjen e mjeteve nga Serbia./rtk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën