TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ismaili premton se 50% e drejtorive do të drejtohen nga gratë

by teve1
12 muaj ago
0
A A
Ismaili premton se 50% e drejtorive do të drejtohen nga gratë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, të mërkurën është takuar në Parkun e Qytetit me një grup vajzash dhe grash për të diskutuar për sfidat dhe problemet.

Ismaili ka premtuar se në rast se vjen në krye të kryeqytetit atëherë 50% e drejtorive komunale do të drejtohen nga gratë.

Ismaili ka theksuar se barazia gjinore ka qenë gjithmonë prioritet i tij dhe se këtë e ka dëshmuar edhe në të kaluarën gjatë kohës së bashkëqeverisjes në Prishtinë, kur nga gjashtë drejtorë, tre kanë qenë gra dhe tre burra. Ai kujtoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij si Ministër i Shëndetësisë, 60% e kabinetit të tij kanë qenë gra.

“Edhe qeverisja ime në Komunën e Prishtinës do të përbëhet nga 50% gra dhe 50% burra. Kjo nuk duhet të shihet si përjashtim, por si normë. Askush më mirë se gratë nuk mund t’i njohë nevojat e tyre dhe askush më mirë se ato nuk mund të ofrojë zgjidhjet,” tha Ismaili.

Ai shtoi se gratë jo vetëm që mund të udhëheqin, por edhe do të udhëheqin në qeverisjen e tij.

“Prishtina do të bëhet qytet kampion i barazisë gjinore,” u shpreh ai.

Përveç përfaqësimit të barabartë, Ismaili paralajmëroi se çdo politikë që do të ndërmerret nga komuna do të shoqërohet me buxhetim gjinor, në mënyrë që gratë të jenë të përfshira drejtpërdrejt dhe të kenë mbështetjen financiare që u nevojitet dhe e meritojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën