TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Islami: Petkoviqi po përdor frikën si armën kryesore për t’i detyruar serbët të mbështesin Listën Serbe

nga tëvë1
7 Shkurt, 2025
3
A A
Islami: Petkoviqi po përdor frikën si armën kryesore për t’i detyruar serbët të mbështesin Listën Serbe

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se Serbia është duke ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është duke u bërë presion serbëve të Kosovës që të mos mbështesin askënd tjetër përpos Listës Serbe.

Ai tutje tha se Petkoviq po përdor sërish frikën si armën kryesore për të detyruar serbët e Kosovës të mbështesin Listën Serbe.

Statusi i tij i plotë:

Serbia ndërhyn drejtpërdrejt në zgjedhjet e Kosovës!

– Petkoviq u bën presion serbëve të Kosovës që të mos mbështesin askënd tjetër përpos Listës Serbe.

Petar Petkoviq po përdor sërish frikën si armën kryesore për të detyruar serbët e Kosovës të mbështesin Listën Serbe – një degë e Beogradit që nuk punon për interesat e popullit serb, por për strukturat mafioze dhe agjendën politike të Aleksandar Vuçiqit.

– Në deklaratën e tij më të fundit e dhënë për TV serb, pro-regjimit ‘Informer’, Petkoviq pretendon se vetëm Lista Serbe mund të “mbrojë” serbët ,nëse ndonjë mandat nuk i takon atyre “në Kosovë nuk do te ketë me serb”. Këto fjalë nuk janë asgjë tjetër, veçse manipulim dhe përpjekje për të frikësuar serbët, të cilët prej vitesh vuajnë represion nga Serbia.

Lista Serbe – Mjet i kontrollit të Beogradit

– Lista Serbe prej kohësh nuk është një opsion politik që mbron interesat e serbëve në Kosovë. Përkundrazi, ajo funksionon sipas urdhërave të Beogradit dhe klaneve kriminale, me Milan Radoiçiqin në krye, një person i lidhur drejtpërdrejt me krimin, kontrabandën dhe sulmin terrorist në Banjska.

– Petkoviq dhe Lista Serbe duan të monopolizojnë hapësirën politike dhe të ndalojnë çdo alternativë tjetër, sepse çdo përfaqësues politik që nuk është nën kontrollin e tyre mund të mbrojë të drejtat e serbëve, pa u shërbyer interesave të Vuçiqit dhe strukturave të tij kriminale.

– Është ironike që Lista Serbe akuzon Kurtin për spastrimin etnik të Kosovës, ndërsa vetë është e përfshirë në frikësimin e serbëve që nuk duan të ndjekin verbërisht regjimin e Vuçiqit. Çdo serb që guxon të kundërshtojë Listën Serbe etiketohet si tradhtar, dhe shumë janë përballur me kërcënime, presion dhe madje sulme fizike.

– Për vite me radhë, Lista Serbe ka marrë pjesë në proceset politike në Kosovë, por nuk ka sjellë asnjë përfitim për popullin serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X