TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-trajneri i Baselit, Nocentini, kandidat për trajner te FC Malisheva

by Teve1
4 javë ago
1
A A
Ish-trajneri i Baselit, Nocentini, kandidat për trajner te FC Malisheva

Ish-trajneri i përkohshëm i Baselit mund të marrë drejtimin e skuadrës nga Superliga, FC Malisheva. Sipas portalit zviceran “4-4-2” mes palëve tashmë kanë nisur bisedimet.

Luigi Nocentini mund të rikthehet së shpejti në pankinë, kësaj radhe në futbollin kosovar. Trajneri 37-vjeçar italian, i cili së fundmi ishte në krye të FC Basel si trajner i përkohshëm, është një nga kandidatët për ta marrë drejtimin e FC Malishevës.

Sipas raportimit të portalit zviceran “4-4-2” mes Nocentinit, i cili aktualisht është pa klub, dhe drejtuesve të Malishevës tashmë kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim të mundshëm.

Klubi kosovar është në kërkim të pasuesit të Thomas Brdaric, trajnerit gjerman që e mori drejtimin e skuadrës gjatë verës, por që tashmë është larguar për të marrë drejtimin e Al-Bukiryah FC, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit saudit.

Pavarësisht ndryshimit të trajnerit, Malisheva e ka nisur sezonin në mënyrë mjaft pozitive. Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, skuadra ka grumbulluar 16 pikë dhe renditet në vendin e dytë në Superligën e Kosovës.

Për Nocentinin, një marrëveshje me Malishevën do të përfaqësonte mundësinë e parë për të marrë drejtimin e një skuadre si trajner kryesor në një projekt afatgjatë.

Përvoja e tij e fundit ishte te Baseli, ku mori përkohësisht drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Stephan Lichtsteiner. Nocentini e nisi aventurën me fitore në udhëtim ndaj Luzernit, por më pas pësoi humbje 1:3 në shtëpi kundër St. Gallenit, para pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

37 kilogramë heroinë me vlerë 550 mijë euro, gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

“InfoNata” 05.11.2026

“InfoNata” 05.11.2026

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën