TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish – opozita me kritika ndaj Kurtit pasi u paraqit në gjykatë si i dëmtuar, ia përmendin rastin e rezervave shtetërore

Paraqitja në Gjykatë e kryeministrit në detyrë, për rastin e kanosjes ndaj tij ka ngjallur reagime të shumta. Deputetët e PDK-së, LDK-së e anëtarët e AAK kanë dhënë kritika pasi Kurti më herët kishte refuzuar të dëshmonte në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore. Por këtyre reagimeve iu është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë.

by Doresa Geci
1 vit ago
0 0
A A

Paraqitja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta.

Kjo pasi Kurti më herët kishte refuzuar të shkonte në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore.

E këtë ia ka kujtuar edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, ‘krimi’ i të cilit ishte një status në Facebook. Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë. Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është mëse e qartë”, ka thënë Çitaku

Paraqitjen e Kurtit në Gjykatë e ka kritikuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet. Në vend të kësaj, i fyen dhe i përçmon zyrtarët e drejtësisë, duke e diskredituar shtetin në sytë e qytetarëve dhe të aleatëve. Por, kur organet e drejtësisë e thërrasin për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij, ai paraqitet aty pa asnjë problem, duke u viktimizuar”, u shpreh Hoti

Ngjashëm ka reaguar edhe Arton Demhasaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pamje ‘historike’ – Kryeministri në detyrë/Deputeti Kurti, dëshmon në gjykatë për një kërcënim! Ama për aferat me miliona e miliona euro, tendera, korrupsion nuk bën me shku me deshmu në Prokurorin Speciale… aty s’ka kohë me u paraqit, se qenka shumë i zënë me “drejtësi selektive”! Luja Albin, luja… Luja popullit sa të mundesh!” , ka shkruar ai.

E këtyre reagimeve në rrjetet sociale iu është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë”, ka thënë Kryeziu.

Ai  po ashtu ka thënë se për rastin e kanosjes, Kurti është intervistuar në zyrën e tij më 10 qershor.

Kurti ishte gjobitur nga Gjykata për mosparaqitjen e tij në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore me gjobë 250 euroshe, për të cilën ai edhe ishte ankuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

I vazhdohet paraburgimi në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçit

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën