TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish-oficeri britanik: Trupat e NATO-s nuk largohen nga Kosova

Ish-oficeri britanik që shërbeu në Kosovë, Ade Clewlow gjatë një interviste dhënë për tëvë1 thotë se vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë, paraqet dëshmi që aleanca veri-atlantike është shumë e përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Andaj, britaniku nuk pret qe trupat e NATO-s te largohen nga Kosova sepse siç thotë ai Serbia vazhdon të paraqes rrezik për vendet e rajonit.

nga Shpat Blakcori
4 muaj më parë
3
A A
Ish-oficeri britanik: Trupat e NATO-s nuk largohen nga Kosova

Zhvillimet politike në Kosovë vazhdon t’i ndjek më shumë vëmendje.

Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ndihmoi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në botë.

Clewlow thotë se edhe nëse Adminstrata Trump vendos për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete të mjaftueshme për të ofruar siguri për shtetin më të ri në Evropë.

Britaniku, përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë, si dëshmi që aleanca veri-atlantike është shumë e përkushtuar për sigurinë e Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova. Këtë më së miri e dëshmon edhe vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte dje në Kosovë, i cili foli për rëndësinë e trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete mjaftueshme për të ofruar siguri për vendin”, ka deklaruar ai.

Clewlow thotë se liderët evropianë përfshirë edhe ata britanikë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë.

Ai vlerëson se Serbia vazhdon të paraqes rrezik për Kosovën.

“Për ta shtrirë edhe më shumë ndikimin e saj në Ballkan, Serbia synon ta aneksoj veriun e Kosovës. Megjithatë nuk mendoj se Serbia paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën, nuk e besoj që shkojnë deri në atë pikë. Mirëpo gjithë liderët evropian duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë sepse ka potencial për ta destabilizuar situatën”, tha ai.

Clewlow krejt në fund i ka disa fjalë edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë bërë progres të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve, megjithëse mbetet e kufizuar në atë se çfarë mund të bëjë për shkak të partnerëve ndërkombëtar. Por, FSK duhet të vazhdoj të forcohet në këtë drejtim sepse mund të vijë një ditë ku siguria e Kosovës nuk do varët vetëm nga forcat ndërkombëtare”.

Britaniku ishte ngarkuar me detyra operacionale për gjashtë muaj dhe pa prej afër procesin e shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, si dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë që u bë në janar të vitit 2009.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X