TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-nënkryetari i Kushtetueses: Presidentja vonoi dhe kërkesa për pezullim është antikushtetuese

by Tëvë1
1 vit ago
5
A A
Ish-nënkryetari i Kushtetueses: Presidentja vonoi dhe kërkesa për pezullim është antikushtetuese

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka komentuar kërkesën e dorëzuar nga Presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1. Ai tha se Presidentja është dashur të veprojë më herët dhe se pjesërisht ka vepruar drejt, por edhe ka gabuar rëndë në një segment të kërkesës së saj.

“Unë e kam përmend edhe më herët dhe ia kam thënë vetë Presidentes, madje në emisionin tuaj, se në momentin që shpallet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ajo duhet menjëherë të dorëzojë një kërkesë për sqarim – për të ditur çfarë ndodh pas afatit 30-ditor,” tha Kryeziu.

Ai vlerësoi se pjesa e parë e kërkesës, që ka të bëjë me interpretimin e afatit dhe pasojave kushtetuese, është legjitime dhe e qëlluar, por shprehu kundërshtim të fuqishëm ndaj kërkesës për masë të përkohshme.

“Sa i përket kërkesës së dytë për pezullim, Presidentja ka gabuar totalisht. Gjykata Kushtetuese nuk merr masa të përkohshme për vendimet e veta – sepse kjo do të nënkuptonte një demolim të aktgjykimeve që vetë i ka marrë,” theksoi ai.

Kryeziu shtoi se Presidentja ka vepruar me vonesë të konsiderueshme, pasi është ditur paraprakisht që më 26 korrik përfundon mandati i Kuvendit.

“Ajo ka vonuar shumë. Ka qenë e njohur se më 26 korrik përfundon mandati i Parlamentit. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligj, dhe ligji pastaj sjell pasoja: e para, është masa kushtetuese – që nënkupton marrjen ose heqjen e mandatit; dhe e dyta, është masa penale, sepse cenimi i rendit kushtetues mund të përbëjë vepër penale që rrezikon demokracinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës,” përfundoi Kryeziu.

Tags: Gjykata Kushtetuseish nenkryetariTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Sulme me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi pranë Bullgarisë, njëra fundoset

Sulme me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi pranë Bullgarisë, njëra fundoset

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën