TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish – liderët e Kosovës në dosjen Epstein?- Jahjaga mohon çdo lloj komunikimi

Dosja Epstein ka prekur edhe Kosovën. Emrat e dy ish presidentëve të Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli janë lakuar si të përfshirë në këto dosje me mijëra faqe. Ish presidentja, Jahjaga mohon komunikimin apo takimet me financierin amerikan, Jeffrey Epstein. Pacolli nuk kthen përgjigje për televizionin. Njohësit e gjeopolitikës thonë se përmendja e tyre nuk lë shije të mirë.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
1 0
A A

Nga viti 2011 për pesë vjet shërbeu si presidente e Kosovës.

Madje Atifete Jahjaga ishte presidentja e parë grua në Kosovë atëherë.

Por 15 vite pas, emri i saj u përfol përmes disa mesazhe si e përfshirë në dosjen Epstein.

Termi “Dosja Epstein” përdoret për mijëra dokumente gjyqësore që flasin për lidhjen e një financieri amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim seksual ndaj vajzave të mitura.

Por përfshirjen në këto dokumente dhe takimin me të po e mohon ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar”, ka thënë ajo në reagim.

Pas Jahjagës, si emër u përmend edhe ish presidenti, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit, nuk i ktheu televizionit përgjigje në pyetjet se a është takuar ndonjëherë me Jeffrey Epstein ose a ka komunikuar më të.

Për njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, përmendja e këtyre dy figurave, Jahjaga dhe Pacolli nuk lë shije të mirë.

Por ai thotë se duhet të pritet për të parë materialet më saktësisht.

“Kjo dosje ka 3 milionë dokumente, mbi 100 mijë foto dhe mesazhe e video të ndryshme të cilat me të vërtetë janë shokuese, por për momentin mendoj që përmendja e këtyre dy emrave nuk lë fort shije të mirë por besoj që ende nuk kemi diçka precize dhe të sqaruar mirë, me qenë se Jahjaga ka mohuar sot dhe ka mohuar një përfshirje të tillë duke thënë se as nuk e njeh Epsteinin. Mirëpo deri sot çka dimë mund të them që po dihet për të gjithë, por ajo çka nuk e dimë do të jetë shokuese, jo vetëm për liderët në Ballkan por edhe më gjerë andaj mendoj që duhet pritur për këto dy figura çka do të dalin materialet e tjera”, thotë Bilalli.

Si emër që ka komunikuar me Jeffrey Epstein u përmend edhe ish emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Lajcak që së fundi mbante pozitën e këshilltarit të kryeministrit sllovak, Robert Fico ofroi dorëheqje nga kjo pozitë menjëherë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetëdorëzohet një person i dyshuar për pjesëmarrje në grup terrorist

Arrestohet në Prizren një i kërkuar, i dënuar me burg efektiv për “vjedhje të rëndë në tentativë”

KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve

KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Prokuroria kërkon ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes në Gjilan

​Hamza: Lista zgjedhore e PDK-së do të ketë risi

​Hamza: Lista zgjedhore e PDK-së do të ketë risi

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Edhe Polonia largohet si opsion, Kosova ende s’ka caktuar miqësore për muajin qershor 

Young pensionohet në moshën 40-vjeçare

Young pensionohet në moshën 40-vjeçare

“Aparteid pa kufij”: Raportuesja e OKB-së reagon ashpër ndaj kapjes së flotës për Gazën nga Izraeli

“Aparteid pa kufij”: Raportuesja e OKB-së reagon ashpër ndaj kapjes së flotës për Gazën nga Izraeli

Zyrtare, Mainoo vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Zyrtare, Mainoo vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Vetëdorëzohet një person i dyshuar për pjesëmarrje në grup terrorist

Arrestohet në Prizren një i kërkuar, i dënuar me burg efektiv për “vjedhje të rëndë në tentativë”

Ballkani i ndal hovin Drenicës, Dukagjini fiton duelin e mbijetesës, fundoset Ferizaj

Ballkani i ndal hovin Drenicës, Dukagjini fiton duelin e mbijetesës, fundoset Ferizaj

Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën

Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën