TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-gjyqtari kushtetues Kryeziu i kundërpërgjigjet deputetes gjermane ndaj deklaratës se saj pro-serbe për rastin Popoviq

by Tëvë1
3 muaj ago
5
A A
Ish-gjyqtari kushtetues Kryeziu i kundërpërgjigjet deputetes gjermane ndaj deklaratës se saj pro-serbe për rastin Popoviq

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetes së Bundestagut gjerman, ZaklinNastic, e cila kritikoi autoritetet kosovare për arrestimin e zyrtarit serb IgorPopovic në pikën kufitare në Bërnjak.Deklaratat e Nastic kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë, ku figura publike dhe analistë e kanë cilësuar narrativën e saj si të njëanshme dhe të nxitur nga pozicione pro-serbe.

Në një reagim të drejtpërdrejtë në X, Kryeziu i është drejtuar deputetes Nastic me disa të vërteta që shpesh shtrembërohen nga Serbia dhe zyrtarët serbë.

“E nderuar zonja Nastic, si do të ndiheshit nëse në qytetin tuaj të lindjes, Gdynia, do të shfaqeshin nazistë që do të etiketonin ArmiaKrajoëa si një organizatë terroriste?” – shkroi ai.

Kryeziu thekson se individë si Popoviq mund të shprehin qëndrime denigruese në Serbi – një vend që ende nuk ka kaluar nëpër një proces denazifikimi – por jo në Kosovë, ku ligji dhe rendi mbrojnë vlerat demokratike dhe multietnike.

“Kohët kur ai dhe të ngjashmit e tij vepronin pa u ndëshkuar kanë marrë fund. Sugjerimi juaj se diplomacia mund të zëvendësojë praninë e KFOR-it është një përpjekje naive për të relativizuar rrezikun që vjen nga strukturat paralele e ekstremiste serbe në veri,” – shkruan ndër të tjera Kryeziu.

Ai i hodhi poshtë edhe pretendimet për “shtypje të serbëve” në Kosovë, duke theksuar se në vend nuk ka konflikt dhe se të gjitha komunitetet jetojnë të lira në ushtrimin e të drejtave të tyre.

“Në Kosovë nuk arrestohen njerëz për identitetin e tyre etnik, dhe as nuk përdhosen simbolet e tyre. Nëse do ta bënim këtë, nuk do të ishim më ndryshe nga Serbia,” shtoi ai, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të qendrës së Graçanicës, për të ilustruar qetësinë dhe bashkëjetesën në vend.

Çfarë tha deputetja Nastic?

Reagimi i Kryeziut erdhi pas deklaratës së deputetes së partisë DieLinke, ZaklinNastic, e cila e cilësoi arrestimin e zyrtarit serb IgorPopovic si një “hap të radhës në kursin ultranacionalist të Albin Kurtit”.

“Përfaqësuesit serbë po frikësohen, përzihen ose u mbyllet goja. Popoviq u arrestua sepse kritikoi UÇK-në dhe përmendi krime ndaj serbëve,” shkruan Nastic në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ajo e akuzoi qeverinë e Kosovës për “spastrime etnike të vazhdueshme në veri” dhe tha se pranisë 26-vjeçare të trupave të KFOR-it nuk i ka sjellë paqe rajonit.

“Evropa dhe SHBA duhet të veprojnë dhe ta ndalojnë Kurtin para se situata të përshkallëzohet më tej. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes diplomacisë – jo përmes trupave ushtarake,” përfundon ajo.

 

Dear Mrs. Nastic,
How would you feel if Nazis appeared in your hometown of Gdynia, labeling Armia Krajowa as a terrorist organization? Igor Popović may express his defamatory views in a Serbia that hasn’t yet undergone denazification, but not in Kosovo. The days when he and his… https://t.co/2a1G9ZNzY1 pic.twitter.com/FHR15C3iEW

— Kadri Kryeziu (@KadriKryeziu) July 23, 2025

Tags: Gjykata KushtetuseKadri KryeziuTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Emisioni “Ditari” 31.10.2025

Emisioni “Ditari” 31.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.10.2025

Emisioni “Info Nata” 31.10.2025

Emisioni “Info Nata” 31.10.2025

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën