TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark dëshmon për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark dëshmon për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili udhëhoqi NATO-n gjatë luftës në Kosovë, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Clark ka drejtuar fushatën 78-ditore të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, të cilat kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve, duke luajtur një rol kyç në largimin e regjimit të Beogradit nga Kosova. Për këtë arsye, dëshmia e tij konsiderohet thelbësore dhe pritet të sfidojë akuzat e Prokurorisë së Hagës për “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”.

Ekspertët e mbrojtjes theksojnë:

“Nëse UÇK-ja do të cilësohej si organizatë kriminale, atëherë edhe NATO – e cila bashkëpunoi ngushtë me të gjatë operacioneve ushtarake – do të duhej të akuzohej për të njëjtin krim.”

Clark pritet të shpjegojë para gjykatës se UÇK-ja ishte partner i NATO-s në një luftë të drejtë për çlirim kombëtar.

Ish-gjenerali amerikan është dëshmitari i pestë i mbrojtjes. Para tij kanë dëshmuar:

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës;

Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje;

John Duncan, ish-këshilltar i Clark;

Jock Covey, zëvendëskryeadministrator i Kosovës në periudhën 1999–2001.

Dëshmitarët e mbrojtjes do të vazhdojnë të dëgjohen deri nga mesi i nëntorit, me mundësi që kjo periudhë të zgjasë deri në fund të muajit. Pas përfundimit të dëshmive, palët do të kenë afat deri në dhjetor për të dorëzuar fjalët përfundimtare me shkrim, ndërsa vendimi final i Panelit të Gjyqtarëve pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Që nga 5 nëntori 2020, katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgimin e Hagës.

Tags: Gjykata SpecialeHashim Thaciish-krerëtTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Çakën?”

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Çakën?”

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën