TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-gardiani serb tregon se si keqtrajtoheshin shqiptarët në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ish-gardiani serb, Dragisha Milenkoviq, ka dhënë mbrojtjen e tij në gjykimin ku akuzohet se i keqtrajtoi shqiptarët në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit. Ai e pranoi se të burgosurit maltretoheshin.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
1
A A
Ish-gardiani serb tregon se si keqtrajtoheshin shqiptarët në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit

Dragisha Milenkoviq e ka pranuar para gjykatës së gjatë luftës, të burgosurit e burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit, janë keqtrajtuar.

Ish-gardiani që është ulur në bankën e të akuzuarve, të enjten, dha versionin e tij të këtyre ndodhive.

Ai thotë se keqtrajtimet i kanë vërejtur kur të ndaluarit janë sjellur në burg, pasi maltretimet ndodhnin në Sigurimin Shtetëror.

“Pjesa më e madhe e njerëzve, janë maltretuar dhe marrë në pyetje në Sigurimin Shtetëror. Diku 10 % e njerëzve, bile unë të cilët i kam udhëhequr nuk janë maltretuar”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, Milenkoviq po e mohon përfshirjen e tij në këto krime.

“Ata njerëz në burg nuk kanë pasur kurfarë problem, e që unë e di. Sepse shefat tanë këtë kurrë nuk do ta lejonin.”

Ish-gardiani foli me detaje për dëmtimet fizike që u bëheshin të burgosurve.

“Të paraburgosurve asnjëherë nuk ua kanë dëmtuar fytyrat. Por vetëm në duar, në këmbë, në pjesë ku mishi është më i trashë”, tha ai.

Përgjatë këtij procesi gjyqësor, Milenkoviq është përballur me shumë ish të burgosur të asaj kohe.

“Kur i kam parë këta persona këtu, i kam njohur 3-4 persona, të tjerët nuk i kam njohur”, ka pohuar ai.

“Si e vlerësoni ushqimin që iu është dhënë të paraburgosurve?”, tha avokati i Milenkoviqit, Dejan Vasiq.

“Disa persona që kanë qenë në UÇK, kanë ardhur me nga 40-50 kg nga mali ku kanë luftuar. Ata e kanë pasur ushqimin e veçantë, sipas udhëzimit të mjekut sepse zorrët i kanë pasur të mbyllura. Dhe nuk kanë guxuar që deri më 7-10 ditë, të marrin ushqim tjetër përpos supës dhe çajit”, tha Milenkoviq.

Milenkoviq ka treguar gjithashtu në burgun e Prishtinës ka punuar deri në vitin 1999, kur është nënshkruar armëpushimi, dhe se dhjetë ditë pas saj, kur është tërhequr ushtria e Serbisë, UNMIK-u ka kërkuar nga ta që ta lironin edhe burgun.

Seanca do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Hamza: Kushtetuta, themeli i shtetit të drejtë dhe të barabartë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën