TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-drejtori i KPM-së, Arben Bilalli shpallet fajtor për marrje ryshfeti

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ish-drejtori i KPM-së, Arben Bilalli shpallet fajtor për marrje ryshfeti

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Në seancën përfundimtare të mbajtur të enjten, Prokurorja Merrushe LLugiqi, kërkoi që Bilalli të shpallet fajtor.

“Ne veprimet e tij, ekzistojnë të gjitha elementet e veprës penale, marrja e ryshfetit. Këtë vepër penale i pandehuri, A.B e ka kryer me dashje, duke qenë i vetëdijshëm për pasojat dhe duke pasur për qëllim që vetit t’i sjellë pasuri. Andaj prokuroria mbetet pranë aktakuzës dhe i propozon Gjykatës të njëjtin ta shpall fajtor, dhe t’i shqiptohet dënimin si në aktakuzë”, tha ajo, raporton Tëvë1.

Naim Rudari, avokati i Telkos, tha se nga veprimet e të pandehurit, kompanisë i janë shkaktuar dëme të mëdha dhe ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor.

“E mbështesim fjalën e Prokurores së shtetit, dhe në këtë rast kërkojmë nga Gjykata që në rastin e caktimit të dënimit për të akuzuarin, të ketë parasysh të gjitha rrethanat rënduese, siç është shkalla e lartë e pjesëmarrjes të personit në veprën penale, shkallën e lartë të dashjes në veprën penale, edhe pse gjatë takimeve me njërin nga pronarët e Telkos, Elhami Haziri, Elhamiu ia përkujton disa herë që jemi duke bërë punë të keqe dhe rrethana të tjera që do ta ndalonin kryerjen e veprës penale, por i njëjti insiston në kryerjen e veprës penale. Po ashtu si rrethanë rënduese, mosha e kryerjes së veprës penale, që është mosha e pjekurisë, si dhe shkallën e dënimit të shkaktuar te pala e dëmtuar, kompania Telkos, si shpërndarës së rrjetit me internet dhe TV, ka pësuar humbje të madhe kur përnjëherë i kanë ndërprerë sinjalin disa televizione dhe më pas janë obliguar të vrapojnë pas obstruksioneve të parashtruara nga kryeshefi i KPM-së, dhe drejtori tani i akuzuar. Me këtë rast kërkojmë që të njëjtit t’i shqiptojnë dënimin sipas politikës ndëshkimore të paraparë me ligj”, ka thënë avokati Rudari.

Florent Latifaj, avokati i Arben Billallit, kërkoi që ndaj klientit të tij të kihet parasysh rrethanat lehtësuese të dënimit.

“I njëjti ka qenë bashkëpunues me organet, duke pranuar të gjitha veprimet e tij, si dhe inkriminim e tij në veprën penale. Të gjitha këto rrethana të parapara me nenin 70 paragrafin 3, të cilat me doemos ndikojnë në zbutjen e dënimit, e në rastin konkret kur kemi për bazë edhe faktin se nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale kundër tij, si dhe faktin se i njëjti kësaj Gjykate i ka dorëzuar një dokumentacion voluminoz për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe rekomandimet e mjekëve, dënimi të ulet nën minimumin ligjor, duke aplikuar dispozitat e zbutjes së dënimit”, tha ai.

Arben Billalli gjatë seancës ka pranuar fajësinë.

Ndërsa,Luan Latifi, ish-kryeshef i Komisionit të Pavarur për Media(KPM), është deklaruar i pafajshëm në seancën e kaluar. Seanca ndaj tij do të mbahet në muajin tetor.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 nëntor 2021, e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj dy të akuzuarve, duke e refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës ndaj të akuzuarit Latifi dhe po ashtu kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak ndaj tij dhe të akuzuarit Bilalli.

Ndërsa, pas ankesës së avokatit Musliu, Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e shkallës së parë, me të cilën ishte konfirmuar aktakuza për korrupsion ndaj të akuzuarit Latifi dhe e kishte kthyer çështjen në rivendosje.

Pas kthimit në rivendosje nga Gjykata e Apelit më 17 nëntor 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor 2021 ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit Latifi dhe më pas më 23 dhjetor 2021, Apeli ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë për konfirmim të aktakuzës.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Në aktakuzë thuhet se ky ryshfet ishte pranuar nga ana e të akuzuarve me qëllim që kompanisë “Telkos”, të mos i shqiptohet gjobë për shkak se e njëjta kishte bërë shkelje ligjore duke bërë shtrirje të rrjetit në disa vende për të cilat nuk e kishte njoftuar KPM-në.

Sipas aktakuzës, Bilalli më 24 qershor 2021, ishte takuar në zyrën e tij me pronarët e kësaj kompanie, Elhami Haziri, Enver Berisha dhe Ymer Kurtolli, të cilëve iu kishte kërkuar 20 mijë euro ryshfet, duke iu thënë se këtë shumë të parave po e kërkonte i akuzuari Latifi.

Por, pasi i dëmtuari Haziri i kishte thënë që nuk e kishte këtë shumë, të njëjtit kishin arritur të merren vesh që për fillim të japin 10 mijë euro, ku në atë moment sipas prokurorisë, i akuzuari Bilalli i kishte shkruar të akuzuari Latifi “nuk po lëshon veç 10”, dhe më pas më 29 qershor 2021, i akuzuari Bilalli ishte takuar me të dëmtuarin Haziri.

Sipas prokurorisë, të dy ishin takuar në restorant “Garden”, në Gjilan, dhe pasi i dëmtuari Haziri i kishte dhënë 8 mijë euro, kishte kërkuar nga i akuzuari Bilalli të kontaktojë të akuzuarin Latifi për tu bindur se ky i fundit e kishte marrë vesh se paratë janë dhënë.

Pas kësaj, prokuroria po pretendon se duke u zbatuar masat e fshehta dhe nën vëzhgim të policisë, i akuzuari Bilalli në prezencë të të dëmtuarit Haziri i kishte telefonuar të akuzuarit Latifi duke i thënë “kreva punë dhe tash po eci”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bilalli shumën prej 8 mijë euro e kishte pranuar në një zarf dhe ishte nisur në drejtim të Prishtinës, ku rrugës ishte ndaluar nga policia të cilët ia kishin gjetur shumën prej 8 mijë euro dhe ia kishin sekuestruar./Teve1.info/

Lexo edhe

https://teve1.info/lajmet/ish-kryeshefi-i-kpm-se-deklarohet-i-pafajshem-ndersa-ish-drejtori-e-pranon-fajesine-per-marrje-ryshfeti2/?fbclid=IwAR1ByZgYLqfeha21lobrlYlszX47KU57hxMpm57RAR5dULdpt70i9KqXwX0

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Lidhjet me Epstein çojnë në arrestimin e vëllaut të Mbretit Charles

Lidhjet me Epstein çojnë në arrestimin e vëllaut të Mbretit Charles

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën