TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Edhe dy javë ka kohë që Kosova ose të ketë presidentin e ri ose vendi mund të shkojë në zgjedhje. Deri tani, Vjosa Osmani ka treguar se synon edhe një mandat por ende nuk ka ndonjë kundër-kandidat. Njohësit e çështjeve politike thonë se është vonë dhe opozita duhet të ketë një emër për të sfiduar Osmanin.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
1 0
A A

E mërkura e parë e muajit mars është data e fundit për të zgjedhur pozitën më të lartë shtetërore.

Katër marsi është dita përfundimtare që Kosova të ketë presidentin e ri.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani javë më parë ka treguar që synon edhe një mandat.

Por pavarësisht që kanë mbetur edhe dy javë, ende nuk ka ndonjë kundërkandidat.

Madje, njohësit e çështjeve politike thonë se opozita janë vonë dhe duhet të kenë edhe ata një emër.

Profesori Basri Muja thotë se kjo duhet të bëhet sa më shpejt.

“Sigurisht që partitë opozitare do të duhej me i fillu konsultimet e tyre më herët, por se nuk mendoj që jemi ende vonë. Nëse ka vullnet politik besoj që kjo pune mundet me u kry shpejt. Partitë opozitare duhet të gjejnë një kandidat apartiak i cili nuk lidhet dhe nuk ka asnjë ndikim në asnjë prej partive politike dhe me sfidu propozimin apo kandidaturën e Vjosa Osmanit prapë, që duket se ajo do të jetë prej Lëvizjes Vetëvendosje. Përndryshe nuk ka kuptim bllokada sepse ne e patëm një situatë me bllokadë gjatë ngërçit 10 mujor dhe i pamë pastaj rezultatet e zgjedhjeve”, thotë ai.

Qe ky proces është në vonesë e thotë edhe profesori, Mazllum Baraliu.

Baraliu tregon se sinjalet janë që partitë politike këtë punë po e lënë në minutat e fundit.

“Është një defekt i kësaj klase politike që i lë gjërat në minutën e fundit, ndërkohë që afatet kushtetuese dhe ligjore janë mjaft të ngushta. Duhet që partitë politike të jenë më të përgjegjshme. Pra është një heshtje dhe një vonesë shumë me kosto që thjesht nuk lejon që të kemi mundësinë një qartësim të procesit, nuk lejon mundësinë që të kemi një përcaktim qytetar për kandidat të mundshëm, një debat eventual që do të duhej të ishte, mbi të gjitha me zënien e afateve kohore për të mos u vonuar dhe të mos rënë në shkelje qoftë kushtetuese dhe qoftë ligjore të këtij procesi”, shprehet Baraliu.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se preferojnë një kandidat nga opozita, por sipas tij kjo nuk bëhet pa marrëveshje me Kurtin.

Televizioni iu ka drejtuar me pyetje edhe përfaqësuesve të partive opozitare, se a janë ftuar për takim nga presidentja Vjosa Osmani ose nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.

Por nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë kthyer një përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Kamberi: Parlamenti i Serbisë është një ambient toksik, Vuçiq rrezikon të humbasë pushtetin

Kamberi: Edhe bankat në Serbi po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump kërcënon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani

Kamberi: Parlamenti i Serbisë është një ambient toksik, Vuçiq rrezikon të humbasë pushtetin

Kamberi: Edhe bankat në Serbi po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

Khamenei shpall “kapitull të ri” në Hormuz dhe mbron programet bërthamore

Khamenei shpall “kapitull të ri” në Hormuz dhe mbron programet bërthamore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën