TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Irani thotë se lufta do të përfundojë “kur të ndalet agresioni ndaj tij”

by teve1
3 javë ago
2
A A
Irani thotë se lufta do të përfundojë “kur të ndalet agresioni ndaj tij”

Irani ka thënë të martën se lufta e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin do të përfundojë “kur të ndalet agresioni”, raporton Anadolu.

Duke iu drejtuar gazetarëve në një shkollë fillore të goditur nga një sulm amerikano-izraelit në Teheran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha se lufta “nuk u iniciua nga Irani, zgjedhja e të cilit ishte diplomacia”.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë gati 800 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, sipas shifrave iraniane.

Sulmi erdhi disa ditë pasi SHBA-të dhe Irani zhvilluan një raund të tretë negociatash të tërthorta bërthamore nën ndërmjetësimin e Omanit.

Baghaei tha se shumë njerëz brenda Iranit kishin kundërshtuar negociatat me SHBA-në, duke pasur parasysh përvojën e kaluar kur Izraeli dhe SHBA-të sulmuan vendin qershorin e kaluar.

Zëdhënësi i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjnë “para se lufta të zgjerohet në vende të tjera”.

Irani është “betuar të luftojë me gjithë forcën e tij në këtë betejë”, tha ai, duke shtuar se vëmendja është përqendruar kryesisht në mbrojtjen e vendit nga sulmet.

Baghaei vuri në dukje se Irani ka paralajmëruar vazhdimisht për “mosveprimin dhe indiferencën” e bashkësisë ndërkombëtare ndaj shkeljeve të ligjit.

“Bota pa gjenocid dhe nuk ndërmori asnjë veprim; ajo dëshmoi agresion kundër vendeve fqinje dhe nuk reagoi. Ne kemi thirrur dhe paralajmëruar vazhdimisht se nëse bota – veçanërisht vendet që pretendojnë se mbështesin sundimin e ligjit dhe kanë luajtur një rol themelor në formësimin e sistemit normativ ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së – nuk veprojnë, zjarri i paligjshmërisë dhe rebelimit do të përfshijë të gjitha vendet”, tha ai.

Irani deri më tani ka nisur 15 valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe aseteve amerikane në rajon, duke përfshirë Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë, Irakun, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Po negocioni me veten?”- Zyrtari iranian ironizon me pretendimet e SHBA-së për bisedime

“Po negocioni me veten?”- Zyrtari iranian ironizon me pretendimet e SHBA-së për bisedime

SHBA propozon plan 15-pikësh për Iranin, thonë zyrtarë pakistanezë

SHBA propozon plan 15-pikësh për Iranin, thonë zyrtarë pakistanezë

Sulmet e reja izraelite vrasin të paktën 9 persona në Liban

Sulmet e reja izraelite vrasin të paktën 9 persona në Liban

Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron t’i shkaktojë Libanit të njëjtin shkatërrim si në Gaza

Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron t’i shkaktojë Libanit të njëjtin shkatërrim si në Gaza

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshme

Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Qendrën Nacionale të Xhudos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Qendrën Nacionale të Xhudos

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Synimi i Ademit, flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi

Synimi i Ademit, flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën