Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.
Ishte Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, i cili njoftoi nisjen e sulmit me avionë pa pilotë dhe u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e komandës ushtarake.
Lajmin e ka konfirmuar edhe një zyrtar amerikan se Irani lëshoi drone kundër Izraelit, menjëherë pas një njoftimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sistemet e mbrojtjes së vendit janë vendosur dhe se forcat e armatosura të Izraelit janë gati.
“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon, ne e lëndojmë atë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri,” tha ai./BBC