TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Durmishi: Përveç dy urave mbi lumin Ibër, së shpejti nis e treta

by TËVË 1
1 muaj ago
4
A A
Durmishi: Përveç dy urave mbi lumin Ibër, së shpejti nis e treta

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës dhe Mjedisit, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se përveç dy urave tashmë të përfunduara mbi lumin Ibër, Qeveria do të realizojë edhe një tjetër projekt infrastrukturor, që përfshin ndërtimin e një ure të re si pjesë e një rruge me katër korsi.

Sipas Durmishit, projekti parashikon ndërtimin e një rruge që do të shërbejë si unazë dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit në rajon.

Durmishi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 bëri të ditur se rruga do të nisë nga Zhabari, përkatësisht nga drejtimi i Shipolit, do të kalojë pranë liqenit akumulues, ku është planifikuar ndërtimi i një ure të re mbi lumin Ibër, për të vazhduar më pas drejt Gushacit dhe Vidimiriqit.

“Dy urat mbi Ibër nuk janë projektet e fundit mbi lum. Do të bëjmë edhe ura të tjera. Një nga projektet shumë të rëndësishme, për të cilën tashmë kemi hartuar projektin e kemi të gatshëm dhe vitin tjetër do ta realizojmë është rruga me katër korsi, e cila do të shërbejë si formë e unazës nga Zhabari, pra rruga që vjen nga Shipoli në drejtim të pjesës ku është liqeni akumulues aty, do të ndërtohet një urë, mandej vazhdon deri në Gushac e mandej Vidimiriq, do të jetë rrugë me katër korsi me gjithë urën tjetër mbi lumin Ibër, me të cilën do të bëhen gjithsej 78 ura mbi të”, deklaroi ai.

Ai ka shtuar se kjo rrugë do të lidhet me drejtimin Mitrovicë–Leposaviq dhe do të mundësojë shmangien e hyrjes në qytet për automjetet që vijnë nga zona e Skenderajt, duke e bërë qarkullimin më funksional.

Sa i përket kostos së projektit, Durmishi ka theksuar se aktualisht nuk ka një shifër të saktë, pasi projekti është dorëzuar vetëm disa ditë më parë.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se bëhet fjalë për një investim me rëndësi të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të zonës.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti pritet të nisë gjatë vitit të ardhshëm.

“Kostoja totale e këtij projekti nuk e di tani, sepse, projekti është dorëzuar para disa ditësh. Nuk e di vlerën, por do të jetë një rrugë që do të jetë shumë e rëndësishme për komplet zonën, përfshirë edhe drejtimin nga qyteti i Skenderajt, sepse s’kanë me pas fare nevojë për me hy brenda në qytet, sepse rruga do të vazhdojë në drejtimin Mitrovicë-Leposaviq. Do të jetë rrugë që do ta lehtësojë qarkullimin”, deklaroi ai. /teve1.info/

Tags: Hysen DurmishiTeve1urat në veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëplagoset me pistoletë shtetasi i Shqipërisë, intervistohen dy të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën