tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve që morën dy vajza brenda veturës zyrtare

tëvë1 nga tëvë1
07/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, në dy raste të ndara, përcjell teve1.info

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në Ferizaj, me ç’rast IPK-ja ka rekomanduar suspendimin për 72 orë të tre zyrtarëve policorë, lidhur me një videoincizim i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy vajza duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë së Kosovës.

Teksa rasti tjetër ka ndodhur në Kamenicë para dy ditësh, ku një zyrtar policor dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur substancë narkotike.

“Njëri rast ka ndodh në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale ‘Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.