TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Investime milionëshe për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Investime milionëshe për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut

Institucionet e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të jenë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Për t’iu kundërvënë atyre, autoritetet kanë bërë hapa, duke forcuar softuerët.

Nga Qendra nacionale për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike – që funksionon në kuadër të Agjencisë për Komunikime Elektronike – bëjnë të ditur se gjatë shtatorit një institucion shtetëror ka njoftuar se ka qenë cak i sulmeve kibernetike. Por, kjo qendër nuk dha detaje se për cilin institucion bëhet fjalë.

Nga Qendra nacionale për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike thanë se vizitat intensive të ueb faqes të institucionit të sulmuar kanë bërë që ajo të dalë jashtë funksionit.

Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Jeton Akiku, në gusht të këtij viti kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se në Qendrën për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike ishin përgjigjur 155 incidente, prej të cilave, 12 ishin më serioze.

Në fillim të shtatorit, sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë maqedonase nënshkroi një marrëveshje me kompaninë Aitonix në Shkup në vlerë prej 23 milionë eurosh për licenca softuerike për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Marrëveshja është më e shtrenjtë për 8 milionë euro sesa ajo që ekzekutivi maqedonas kishte nënshkruar tre vjet më herët po për mbrojtjen e institucioneve nga sulmet kibernetike. Marrëveshja ishte nënshkruar nga sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili aktualisht po përballet me një proces gjyqësor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nënshkrimin e marrëveshjes në shtator e ka kritikuar partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE. Nga kjo parti kanë pyetur se pse Qeveria për të njëjtat shërbime të paguajë më shumë sesa tre vjet më parë.

VMRO-ja ka kërkuar nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit që të hetojë këtë rast, duke pretenduar se programi i kompanisë Aitonix ka lidhje të ngushta me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Por, nga Qeveria janë arsyetuar se rritja e vlerës për sigurimin e softuerit për mbrojtjen e institucioneve ka ndodhur sepse ka të bëjë me një numër më të madh të institucioneve që do të duhet të mbrohen nga sulmet kibernetike.

“Sekretari i Përgjithshëm ka kryer hulumtime dhe konsultime me institucionet përkatëse, si rezultat i të cilave numri i institucioneve të përfshira në prokurim është rritur në 22, për dallim nga ai i mëparshmi që ishte përbërë nga 18 institucione. Këtu bëjnë pjesë Qeveria, të gjitha ministritë, Fondi për Sigurimin Shëndetësor, ai për Sigurim Pensional dhe Doganat. Me këtë blerje, ofertuesi për kohëzgjatjen e marrëveshjes duhet të sigurojë instalimin, zbatimin dhe trajnimin për licencat dhe shërbimet e kërkuara të Microsoft, aplikimi i të cilave do të rriste efikasitetin dhe efektivitetin e operimit, si dhe do të siguronte një rritje të nivelit të sigurinë në operacion. Një arsye shtesë është ndryshimi i kushteve të tregut, kanë theksuar nga Qeveria.

Por, eksperti i inxhinierisë informative, Bozhidar Spirkoski, thotë se problemi mbetet në sigurimin e një kuadri cilësor për mbrojtjen e institucioneve.

“Paga është një faktor në vete, por gjithsesi edhe vazhdimësia e realizimit të strategjive të dakorduara, pavarësisht nëse ka pësuar ndryshime udhëheqja politike, përkatësisht drejtuesit e institucioneve. Kuptohet, paga është e rëndësishme edhe në sektorin shtetëror është më e ulët, por ka përfitime të tjera. Për të mbajtur kuadro të inxhinierisë informative kërkohen ndryshime, por gjithsesi për të pasur sukses në luftën kundër sulmeve kibernetike, duhet të ketë vazhdueshmëri sa i përket realizimit të strategjive, që gjë mungon te ne”, thotë Spirkoski.

Por, në shtator kur u njoftua nga ekzekutivi për marrëveshjen për licencat softuerike, Ministria e Shoqërisë Informative në Maqedoninë e Veriut prezantoi propozim-ligjin për sigurimin e rrjeteve dhe sistemit informativ.

Sipas këtij projektligji duhet të themelohet Agjencia për digjitalizimin, sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital. Kjo agjenci do të ketë për detyrë koordinimin e çështjes së sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut. Për këtë agjenci është paraparë të ndahet një buxhet vjetor prej 21.5 milionë eurosh.

Tags: investime milionësheMaqedonia e Veriutsiguria kibernetike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e Komunës dhe të rinjtë në Preshevë

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e Komunës dhe të rinjtë në Preshevë

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Forcat siriane rimarrin kontrollin e fushave të naftës dhe gazit në lindje të Eufratit

Forcat siriane rimarrin kontrollin e fushave të naftës dhe gazit në lindje të Eufratit

Trump fton Erdoganin të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën

Trump fton Erdoganin të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Prokuroria autorizon Policinë për mbledhjen provave

KQZ: Rinumërohen më shumë se gjysma e 914 vendvotime

KQZ: Rinumërohen më shumë se gjysma e 914 vendvotime

Ballkani humb miqësoren e parë në Antalia

Ballkani humb miqësoren e parë në Antalia

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Asllani nuk ftohet për duelin me Romën

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e Komunës dhe të rinjtë në Preshevë

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e Komunës dhe të rinjtë në Preshevë

KEK: Njësia B2 u ndal për kontroll teknik pas 2 mijë orëve operim të pandërprerë

KEK: Njësia B2 u ndal për kontroll teknik pas 2 mijë orëve operim të pandërprerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën