TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

by Teve1
52 minuta ago
0
A A
Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin, djalin e ish-presidentit të Serbisë, ishte edhe një person në kërkim nga Interpoli – Milan Radoiçiq, raporton mediumi serb “N1”.

Siç shihet në pamjet e xhiruara nga ky medium, Milan Radoiçiq ndodhej pranë Danilo Vuçiqit para sallës “Jezero”, ku u mbajt tubimi i SNS-së në Kragujevc.

Danilo Vuçiq mbërriti në tubimin e SNS-së i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese. Më pas ata shihen bashkë.

Ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, është në kërkim nga Interpoli.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol, lëshoi në dhjetor të vitit 2023 urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin dhe 11 persona të tjerë, për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës.

BE dhe NATO në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Serbisë që ta mbajnë përgjegjës Radoiçiqin dhe të tjerët e grupit që udhëhoqi ai për sulmin e Banjskës.

Ndërkaq, për shkak të akuzave që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, biznesmenët serbë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë nën sanksionet amerikane prej gati pesë vitesh.

N1 raporton se Radoiçiq me një grup njerëzisht kishin frikësuar banorët e Kosjeriqit në Serbi gjatë zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

“Vitin e kaluar, në Kosjeriq u mbajtën zgjedhjet lokale. Dëshmitarët okularë, si dhe grupi qytetar “Njerëz të ndershëm për një Kosjeriq të pastër”, deklaruan se Milan Radoiçiq kishte qenë i pranishëm atje, në prag të tubimit të SNS-së, për një vizitë që e cilësuan si “kërcënuese”. Sipas dëshmive të banorëve të kësaj komune, Radoiçiqi kishte mbërritur në Kosjeriq me një grup njerëzish, me disa automjete fuoristradë. Ata kishin vizituar kafene, ishin takuar me zyrtarë lokalë dhe, gjatë qëndrimit të tyre, kishin frikësuar e kërcënuar qytetarët”, raporton ky medium.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Arrestohet në Prishtinë, 41-vjeçari i dënuar për vjedhje e grabitje

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën