TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Interi takon avokatin e Lukakut, ja si mund të kryhet transferimi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Interi takon avokatin e Lukakut, ja si mund të kryhet transferimi

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet te Inter, sulmuesi do të vendosë sa më shpejt për të ardhmen, dhe për këtë arsye edhe pse merkato ende nuk është zyrtarisht e hapur, avokati i tij i besuar, Sebastian Ledure, ka fiksuar një takim me drejtuesit interistë për të kuptuar nëse ekzistojnë vërtetë hapësirat për të veshur sërish fanellën zikaltër.

Raundi i parë i një çështjeje që mbetet shumë komplekse mbi të gjitha për arsye ekonomike. Belgu është i gatshëm të reduktojë pagën, aktualisht merr 12 milionë euro neto, plus 3 të tjera në formë bonusesh te Chelsea, mund të zbresë deri në 7-9 milionë euro në sezon, që gjithsesi është përtej tavanit të pagave të vendosur nga Marotta. (Te Inter rinovimet e mëdha, nga Lautaro te Brozovic, kanë një tavan prej 6 milionë eurosh, duke përjashtuar këtu bonuset).

Pengesa mund të tejkalohet duke arritur akordin brenda 30 qershorit. Lukaku ka mbajtur shtëpinë e tij në Milano dhe Italia mbetet në qendër të interesit, aspekt fiskal i rëndësishëm për të ruajtur avantazhet e Dekretit të Rritjes me lehtësira fiskale të cilat i fitoi kur mbërriti te Inter në 2019.

Në këtë mënyrë nëse gjithçka përkufizohet brenda një muaji Suning, do të paguante neto shumën e kërkuar nga belgu, por në llogaritjen bruto, Interi do të paguante pak a shumë aq sa për lojtarët më të mirë që ka aktualisht në organikë.

Gjithsesi pjesa më e vështirë e operacionit mbetet Chelsea. Klubi anglez duhet të tregohet i hapur për një huazim me të drejtë blerjeje dhe ky është hapi i vërtetë që Interi pret nga Lukaku: të detyrojë blutë që të lejojnë largimin e tij. Tratativat me Marina Granovskian janë të vështira, duke qenë se pas shitjes së klubit ajo është e destinuar të largohet, por në të vërtetë duhet kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë pronari i ri i Chelseat Boehly.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën