TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Inteligjenca artificiale, ndihmë dhe kërcënim në epokën digjitale

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
​Inteligjenca artificiale, ndihmë dhe kërcënim në epokën digjitale

Inteligjenca artificiale sjell përfitime në jetën e përditshme të njerëzve, duke ndikuar pothuajse në çdo aspekt të saj – nga hulumtimi dhe arsimi, deri te qasja i informatave në kohë reale, por ajo po përcillet edhe me rreziqe sidomos në aspektin e përhapjes së lajmeve të rreme dhe propagandës.

Ky fenomen është veçanërisht i ndjeshëm për shkak të tentativave të vazhdueshme për luftë hibride, që sipas ekspertëve vërehen edhe nga Serbia.

Eksperti i kibernetikës Halil Berisha ka thënë për KosovaPress se një rrezik potencial është mashtrimi i thellë Deep Fake, ku merren informatat vizuale të personave të ndryshëm, të cilët manipulohen nga aspekti vizual dhe audio duke krijuar një personazh të dytë me pamje pothuajse një qind për qind të njëjtë.

“Inteligjenca artificiale krijon një mundësi shumë të madhe, e cila po shfrytëzohet për shpërndarjen e lajme të rreme. Një prej më të rrezikshmeve dhe që është ende në zhvillim e sipër, është e ashtuquajtura Deep Fake. Merren informatat vizuale të ‘iks’ personit, trajnohet inteligjenca artificiale dhe ajo është në gjendje që nga ato informata që posedon, sikurse informatat vizuale dhe informatat audio të atij personi, që të krijojë një personazh të dytë, të themi ashtu, të këtij personi dhe që të ketë pamjen thuajse një qind për qind të njëjtë”, ka thënë Berisha.

Berisha ka vënë në dukje se një tjetër metodë që po përdoret për krijimin e lajmeve të rreme është aftësia e inteligjencës artificiale për të komunikuar në gjuhë dhe aksente të ndryshme, e cila po përdoret në luftën hibride përmes shteteve, me të cilën ka pasur tentativa edhe nga Serbia.

“Një metodë tjetër që po përdoret për krijimin e lajmeve të rreme përmes inteligjencës artificiale është aftësia inteligjencë artificiale për të shënuar në gjuhë të ndryshme, por jo veç në gjuhë të ndryshme edhe në aksentët e ndryshme. Kështu që tashmë kjo po përdoret shumë në luftën hibride përmes shteteve. Pra, ne jemi dëshmitarë edhe të shumë tentativave edhe nga Serbia që të përmes Inteligjencës artificiale që të dezinformojë dhe të rrisë propagandën e saj, që është një pjesë shumë e rëndësishme e luftës hibride ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.

Megjithatë, sipas Berishës, inteligjenca artificiale nuk është vetëm burim rreziku, por ajo mund të shërbejë edhe si mjet për luftimin e dezinformatave, duke përmendur përdorimin e Grokut në platformën X, i cili mundëson verifikimin e lajmeve.

“Por, përveç kësaj që na jep inteligjenca artificiale, këtë mundësinë ose rrezikun për lajme të rreme, kjo i jep edhe anën tjetër, jep domethënë edhe një mundësi të jashtëzakonshme për luftimin e lajmeve të rreme. Për shembull, në platformën X në Twitter është përdorimi i Grokut, i cili të mundëson që të verifikosh secilin lëndë në kohë reale edhe të verifikosh komentet atë se çka thonë personat. Në këto raste kur robotët tentojnë të shtynë përpara narrativit serb, kjo mundet të luftohet shumë lehtë”, ka thënë Berisha.

Berisha e sheh si të rëndësishme që qytetarët të detektojnë lajmet e rreme, duke i këshilluar ata që të përcjellin lajmet vetëm nga mediat, të cilat janë të njohura dhe mos të ndikohen nga shpërndarja dhe shikimet që ato kanë, pasi që nuk do të thotë që është i vërtetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

​Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

Juventusi mbetet dy ndeshje pa Yildizin

Yildiz është shumë pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

MPB publikon kriteret dhe dokumentacionin për lejen e qëndrimit të përhershëm në Kosovë

Kumbulla do të kthehet te Roma

Dy skuadra italiane interesohen për Kumbullan

Ish-presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter thërret për bojkot të Botërorit

Ish-presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter thërret për bojkot të Botërorit

Zhegrova, rezervist edhe kundër Monacos

Zhegrova, rezervist edhe kundër Monacos

Vlerësimi maksimal i trajnerit të Rubin Kazanit: Mirlind Daku, sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rusisë

Vlerësimi maksimal i trajnerit të Rubin Kazanit: Mirlind Daku, sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rusisë

CSKA insiston në rinovimin e kontratës me Dellovën

CSKA insiston në rinovimin e kontratës me Dellovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën