TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inspektorët e punës pajisen me tabletë, nga janari inspektimet i bëjnë në mënyrë elektronike

Inspektorati Qendror i Punës është pajisur me disa tabletë që do t’iu jepen Inspektorëve të Punës në teren. Me ta atyre do t’u mundësohet inspektimi në formë elektronike

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
3 1
A A

Janë pajisjet më të reja që do t’i kenë në përdorim.

Këta tabletë do të jenë tashmë në posedim të Inspektorëve të Punës në nivel vendi.

Përmes tyre, tashmë ata do të bëjnë edhe inspektimet në teren dhe gjithë kjo do të realizohet në formë digjitale.

Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit, Rizah Plakollu tregon se me furnizim të këtyre pajisjeve shënohet një hap tjetër në rritjen e efikasitetit të këtij institucioni.

“Me anë të një klikimi e gjeneron të dhënat e biznesit, gjeneron numrin identifikues, e bënë gjenerimin e punëtorëve të cilët janë të regjistruar në sistemin e ATK-së. Ne kemi bashkëpunim me ATK dhe ARBK të cilët janë të regjistruar bizneset në momentin e inspektimit, të dhënat regjistrohen dhe inspektorët e analizojnë dhe e kanë bazën ligjore”, thotë Plakollu

Detaje rreth përdorimit të këtyre pajisjeve, jep udhëheqësi i Divizionit për Cilësi të Inspektimeve, Behram Latifi.

“Me sistemin digjital të inspektimeve do të kryhet komplet inspektimi qysh është kryer me letër, vetëm se tani do të bëhet në mënyrë elektronike. Do të prezentohen dokumentet në mënyrë elektronike, do të kontrollohen dokumentacionet në mënyrë elektronike, do të nxirret raporti në mënyrë elektronike, derisa të përfundon lënda dhe të nxirret vendimi përfundimtar i një procedure inspektuese e një inspektimi”, tregon Latifi.

Sipas tij, kjo shton edhe mundësinë për rritjen e inspektimeve në teren.

“Ka me kursu shumë kohën e inspektorëve në teren e që kjo me automatizëm krijon kushte për rritjen e inspektimeve dmth me kapacitetin aktual të inspektorëve. Me lansimin e këtij sistemi dhe funksionalizimin e tërësishëm të këtij sistemi, ka me na kriju mundësinë për rritjen e numrit të inspektimeve sepse shkurton kohën e një inspektimi”, thotë  Latifi.

Ky projekt i nisur në vitin 2021 është bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë përmes Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën