TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Incidenti i Osmanit në Maqedoni vlerësohet se mund të ndikojë në raportet mes shteteve

Me potencial për prishje raportesh mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, po vlerësohet incidenti ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Ky aeroport, vazhdon të mohojë se sigurimi ka tentuar ta marrë telefonin e presidentes, duke thënë se kanë vepruar konform ligjeve.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Incidenti i Osmanit në Maqedoni vlerësohet se mund të ndikojë në raportet mes shteteve

Përmes aeroportit të Shkupit, të enjten planifikoi të udhëtojë jashtë vendit.

Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përballë me një incident tek pjesa e kontrolleve, ani pse po kalonte përmes zonës VIP.

Personeli i aeroportit, tentoi t’ia merrte telefonin personal, madje edhe duke u shtyr fizikisht, për çka ka sipas Presidencës, ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

“Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Këtë e mohon Aeroporti i Shkupit.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rëntgen. Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatën e Aeroportit të Shkupit.

I gjithë koordinimi i udhëtimit të një kreu të shtetit, sipas protokollit bëhet përmes ambasadave, të cilat kryejnë procedurat që vijnë deri tek mënjanimi i kontrolleve.

“Ambasada pastaj i kryen ato procedurat protokolare, e informon Ministrinë e Jashtme të shtetit tranzit që presidentja në orën kaq, do të udhëtojë në këtë destinacion dhe kërkon përkrahje nga shteti pritës, që në kushte normale do duhej t’i sigurohej. Dhe pastaj do ta kalonte pa ndonjë check – kontroll”, ka thënë ish-diplomati, Blerim Canaj.

Një rast i tillë, në Maqedoni të Veriut, vlerësohet me potencial edhe për prishje raportesh mes të dyja vendeve.

„Këto incidente mund të ndikojnë edhe në prishjen e raporteve mes të dyja vendeve fqinje, që nuk është mirë për shkak të ndonjë individi të papërgjegjshëm të ndodhin gjëra të tilla. Këtu e përjashtoj Qeverinë dhe shtetin, dhe komplet faji është i  kompanisë TAV nga Turqia, e cila duhet të kujdeset për zbatimin e protokolit dhe personave shtetërorë“, ka thënë analisti në Maqedoni të Veriut, Zudi Xhelili.

Për këtë incident, Presidenca ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili sipas Presidencës ka ofruar ndihmë.

Nga partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut, ngjarja e së enjtes, u quajt incident skandaloz diplomatik.

Kurse, MPJD ka thënë se janë duke mbledhur informata për atë se çfarë ndodhi saktësisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Mediaplani për emetimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet Lokale 2025

Mediaplani për emetimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet Lokale 2025

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet që mbesin sot pa rrymë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën