TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inaugurohet objekti qeveritar në Hajvali, u investuan rreth 1.8 milionë euro

by teve1
52 minuta ago
0
A A
Inaugurohet objekti qeveritar në Hajvali, u investuan rreth 1.8 milionë euro

Në kompleksin qeveritar “Prishtina e Re” në Hajvali është inauguruar një objekt i ri për institucionet shtetërore me sipërfaqe prej 4.682 metrash katrorë në të cilin do të vendosen 150 zyrtarë.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu,I cili e përuroi këtë objekt, në komunikim me media, tha se ky është një objekt modern, i cili do të përdoret për të realizuar funksionet e administratës dhe institucioneve shtetërore.

Sipas tij, ai përmban hapësira të ndryshme të hapura dhe të mbyllura, zyra, si dhe hapësira për arkiv dhe mbështetje teknike.

“Objekti ka pesë nivele, duke përfshirë bodrumin, përdhesën dhe tre kate, dhe ka gjithsej 4,682 metra katrorë, ndërsa do të akomodohen 150 zyrtarë qeveritarë. Ministria e Digitalizimit dhe Administratës Publike, në kuadër të përgjegjësive të saj, e ka edhe pjesën e reformës së administratës publike. Një prej hapave të reformës sonë është të sigurohemi se administrata publike është një punëdhënës atraktiv që i tërheq të rinjtë të vijnë dhe të punojnë, të angazhohen në shërbimin civil dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit. Një prej elementeve që e bën administratën tonë punëdhënës atraktiv janë edhe hapësirat. Përmes ndërtimit të këtyre objekteve po ofrojmë kushte adekuate për punë dhe për institucionet tona shtetërore”, tha ai.

Ai tha se kompleksi qeveritar “Prishtina e Re” është një hapësirë prej prej 4.5 hektarëve, ku parashihen të ndërtohen gjithsej 11 ndërtesa.

“Kur të përfundojë i tërë kompleksi, do të akomodohen rreth 1,800 zyrtarë të shtetit. Prej 11 ndërtesave, tri ndërtesa janë përfunduar dhe funksionale. Kjo është ndërtesa e tretë që po bëhet funksionale, ndërsa plani është që gjatë këtij viti, deri në fund të muajit gusht, të përfundojnë edhe tri ndërtesa të tjera”, tha ai.

Për këtë objekt, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxha tha se është shumë e rëndësishme hapësira ku ruhet informacioni i klasifikuar në mënyrë të sigurt.

“Është shumë e rëndësishme që zyrtarët e AMIK-ut të jenë në hapësira të sigurta, ku ruhet informacioni i klasifikuar në mënyrë të sigurt dhe t’u përgjigjet kërkesave ligjore për mbrojtjen, qarkullimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar, si dhe në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët tashmë kemi filluar disa iniciativa për arritjen e marrëveshjeve të përgjithshme të sigurisë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

SHBA-ja heq sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

SHBA-ja heq sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit pas videos së keqtrajtimit të aktivistëve të flotiljes

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit pas videos së keqtrajtimit të aktivistëve të flotiljes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën