TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Inaugurohet lapidari për dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Sot u inaugurua lapidari në nderim të dëshmorëve të parë të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, në vendin ku edhe kishin rënë dëshmorë. Në këtë ceremoni u vlerësuan lart sakrifica e tyre për çështjen kombëtare.

by Rinesa Osmanaj
11 muaj ago
0
A A
Inaugurohet lapidari për dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Sakrifica për veprën e tyre vlerësohet lartë.

E kjo u dëshmua edhe me ngritjen e një lapidari të Naser Hajrizit e Asllan Pirevës në përvjetorin e vdekjes së tyre.

Emrat e dy dëshmorëve të parë të kryengritjes së vitit 1981, tani do të qëndrojnë përjetësisht në vendin ku ranë heroikisht.

44 vjet më parë të dy u vranë në ballë të demonstratës, prapa monumentit të Skënderbeut, në Prishtinë.

Fazli Veliu, ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, tha se dëshmorët Hajrizi dhe Pireva, me veprën e tyre treguan shembullin se si mbrohet atdheu.

“Për dy faktorë këta dy djem ranë këtu, një ishte atdhedashuria, që e kanë dashur ata deri në Sarandë, edhe me Ulqinin dhe hapësirën shqiptare. E dyta ishte domosdoshmëria për t’u vetëmbrojtur, nuk kishte tjetër rrugë dalje. Si njëri dhe tjetri zgjodhën rrugën e betimit të madh të vdesin për lirinë, rrugën e madhe liri a vdekje. Janë të pabarabartë në hapësirën shqiptare këta dy djem, dhe të gjithë ata që bënë historinë e lavdishme të asaj kohe”, tha Fazli Veliu, ish-kryetar i LPK-së.

E disa fjalë i tha edhe kryetari i shoqatës së burgosurve politik, Shefik Sadiku.

“U tërbua politika jugosllave në krye të cilës qëndronte kryesia e RSFJ-së, përgjegjëse për të gjitha krimet bashkë me komitetet qendrore të lidhjes komuniste jugosllave. Fashizmi dhe racizmi ishte pikërisht tek ata, ndërsa populli shqiptar luftonte kërkonte rrugën e lirisë. Këta demonstrues dhe masa që ishin në këtë vend i tërboi pushtuesit dhe i goditën, dhe i vranë edhe Naser Hajrizin dhe Asllan Pireven. Prandaj, ne me përkushtim të madh i nderojmë jo vetëm këta, por edhe shokët e tyre të cilët u vranë në të njëjtën ditë”, tha ai.

Aty nuk mungoi edhe vëllai i dëshmorit Naser Hajrizi, Bujari.

“Vendin më meritor e zënë dëshmorët, sepse ata dhanë gjithçka nga vetja e tyre, duke mos kursyer as jetën. Dashuria ndaj atdheut matet me sakrificë, dhe në emër të kësaj dashurie ata bënë sakrificë sublime. Ata u brumosën dhe u ushqyen me ndjenjat patriotike duke formuar karakterin luftarak dhe çlirimtar, ata mëshironin shpirtin kryengritës të përcjellë nga brezat e shumtë të traditës së lëvizjes shqiptare. Dëshmorët e dinin se lufta drejt lirisë ishte e vështirë dhe me plot sakrifica, por ishin të bindur në përfundimin fitimtar të saj”, tha ai.

Krejt në fund, familjarët e dëshmorëve të çështjes kombëtare morën edhe dhurata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën